Foto ilustruese

Sociale

Legalizimet/ Tiranë, ja zotëruesit e objekteve që përfitojnë lejen

12 Shkurt 2019, 07:53| Përditesimi: 12 Shkurt 2019, 14:38

  • Share

ALUIZNI shpall edhe listën e familjarëve që duhet të plotësojnë dokumentacionin. 

Agjencia e Legalizimeve publikon listën me personat që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit, si dhe një listë të dytë të personave që duhet të paraqiten për të plotësuar dokumentacionin. Përfituesit janë në njësitë administrative të Bashkisë së Tiranës. Drejtoria e ALUIZNI-t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t (Tiranë Rurale). Më tej, procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Menjëherë pas regjistrimit të certifikatës së pronësisë, përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia.

Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

( Kliko këtu ) lista e plotë të emrave të përfituesve të lejeve të legalizimit

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?