Bota

Ndërtimi i një godine madhështore gotike franceze, babai me të birin rrëfejnë eksperiencën unike

3 Tetor 2021, 03:59| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 06:44

  • Share

Dy amerikanët babë e bir Donald dhe Sam Rusell të apasionuar pas artit francez dhe veçanërisht pas arkitekturës gotike kanë nisur një projekt madhështor të krijimit të një godine muzeale.

Në një rrëfim për mediat e huaja dy protagonistët tregojnë hap pas hapi për ndërtesën, planet e tyre në të ardhmen si dhe arsyen që i shtyu drejt këtij projekti. Ndërtesa po krijohet në një provicncë të Francës, Burgundy.

Reporteri: Kur njerëzit ju pyesin se çfarë po ndërtoni çfarë u thoni?

Sam Rusell: U themi atë që është realisht, një projekt arti. Ne po argëtohemi duke ndërtuar diçka të bukur. Dhe një ditë do të jetë një xhevahir në këtë luginë. Jemi duke mbaruar katin e nëndheshëm, dua të them bodrumin. Është një ndërthurje e copëzave gotike që im atë ka gdhendur, gjëra që atë e kënaqnin, i dhuronin atraksion, që donte t’i bënte dhe rezultuan në këtë godinë.

I ati i tij është 97 vje­ç ndërsa Sam 67, i ati e përftoi arkitekturën gotike si hobi në të 60-tat e tij. Dizajnët e tij përfshijnë elementë kyç nga shekulli i 13.

Donald Rusell: Ky është guri i fundit që kam për të gdhendur dhe nuk duhet të ‘dështoj’. 

Babain e tij, pasioni për arkitekturën gotike e vet mësoi për të gdhendur gurë. Deri më tani ka arritur të gdhendi rreth 9000 copëza.

Donald Rusell: Nuk ka qenë e vështirë, mjafton një çekiç, një pjesë guri dhe bëjë të duket si diçka që ke në mendje. Për shembull, ky këtu është nipi dhe do të vendoset te pjesa e shkallëve të godinës. Plani është që ndërtesa të kthehet në një muze i hapur për publikun. Besoj se do të finalizohet në pesë vitet e ardhshme pasi tani jam 94 vjeç dhe në 5 vite nuk ma merr mendja se do jem i gatshëm për të vazhduar më tej. Do shohim., përfundon Donald Rusell.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?