Dalja nga karantina ka dhënë impakt të menjëhershëm në përmirësimin ekonomik të vendit edhe pse në nivel të lehtë. Në tremujorin e tretë të vitit që përkon me periudhën e verës Korrik-Shtator rënia ekonomike ishte -3.47%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Instituti i Statistikave raporton se kontributin kryesor në përmirësimin e situatës në raport me vitin e kaluar ka dhënë sektori i pasurive të paluajtshme dhe i ndërtimit. Konkretisht referuar raportit aktiviteti i pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,54 % i ndjekur nga sektori i ndërtimit është rritur 8,72 %, më pas është administrata publike dhe shëndetësia me +1.3%.
Nga ana tjetër krahasuar me tremujorin e tretë të 2019, ka pasur një rënie të ndjeshme ne aktivitetin e tregtisë, transportit dhe shërbimeve si dhe tek aktivitetet shkencore dhe profesionale. INSTAT njofton se ka rënë me 16.6% aktivitetet shkencore, me -13% tregtia dhe shërbimi, më pas vjen arti dhe argëtimi me -9.9% dhe mbledhja e taksave me -8.8%.
Ndërkohë në raport me tremujorin e dytë të vitit 2020 kur ishte karantina, përveç bujqësisë, komunikacionit dhe argëtimit, të gjithë treguesit e tjerë janë në rritje. Ekonomia e vendit është rritur me 9.7% në tremujorin e tretë krahasuar me të dytin, dhe kontributin më të madh pozitiv e ka dhënë Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 31,64 %, më pas vjen energjia elektrike me 13.2%, ndjekur nga tregtia transporti dhe akomodimi me +11.4% dhe përsëri ndërtimi me rritje 10.9%.=
Me hapjen e ekonomisë është shënuar rritje edhe në mbledhjen e taksave neto, të cilat janë përmirësuar me 3,36 %. Ky përmirësim vjen pas një goditje të fortë që mori ekonomia në muajit prill-qershor ku tkurrja e PBB-së arriti 10.2%. Në nëntëmujor recesioni është 5.5% pothuajse në nivelin që e ka parashikuar edhe qeveria.
( Kliko këtu ) Raporti i plotë
Lajm në përditësim...