Investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar foli për nënshkrimin e memorandumit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit duke premtuar se do të krijojnë diçka madhështore, nga e cila do të mahniten njerëzit e nuk do të duan të largohen. Për këtë theksoi se do të marrin mendjet më të mira ndërsa nuk hezitoi të shprehte falënderimet për të gjithë ekipin që ka punuar për këtë projekt të madh.
“Kemi pasur shumë pika për të cilat kemi diskutuar, por do ta quaja një kohë mjaft të vështirë, por sërish pse duhet të flasim për vështirësitë dhe sa e vështirë ishte. Mendoj se ekipi i qeverisë ka përgjegjësinë, detyrën për të bërë më të mirën për qeverinë dhe mendoj se ka bërë punë të mirë. Jemi këtu, dua të falenderoj këdo që është përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Ajo çfarë është e jashtëzakonshme është se i ka sjellë kaq pranë Shqipërinë dhe Emirateve Arabe dhe dua të theksoj se Madhëria e tij është i lumtur që jeni në këtë pikë sepse herën e fundit tha se duhet ta përfundojmë këtë gjë. Shpresojmë që është fillesa e bashkëpunimit. Nëse dikush na pyet se për cfarë është e gjitha kjo, është për krijimin e një jete të re.
Ne do të krijojmë dicka që njerëzit kur të vijnë, do të duan të mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj. Do ta marrim mendjet më të mira që të krijojmë një jetë të bukur. Mendoj që motori ekonomk shqiptar ia vlen. Shifrat janë shumë të larta të turizmit. Për mua personalisht është kaq privilegj që unë të marr pjesë e të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe Durrës. Ju premtoj se nuk do ju zhgënjej kurrë, por kur të bëj gabim do ju kërkoj falje”, tha Muhammed El Alabbar.
Lajmi kryesor:
Rama: Mbyllëm negociatat! Hapet rruga për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit! Alabbar: Do të ndërtojmë një mrekulli
//ReportTv.al