Ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, Report Tv sjell pamjet nga shpërthimi i shpatit të malit në aksin Prekal-Lotaj

9 Nëntor 2023, 12:22| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 15:57

  • Share

Për të vijuar ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, firma ndërtuese, ka kryer shpërthimin të komanduar të shpatit të malit në aksin Prekal – Lotaj. Kjo pikë është konsideruar si më e vështira e ndërhyrjes për ndërtimin e rrugës pasi ka pasur rënie të skarpatit të malit duke sjelle edhe bllokimin e rrugës.

Sipas inxhinierit teknik të firmës Aleksandër Hasanaj shpërthimi ka qenë efikas pavarësisht motit të vështirë. Tashmë do të vijojë puna për pastrimin e plotë të segmentit dhe ndërtimin brenda parametrave teknik të sigurisë për udhëtarë.

“Për shpërthimin e kryer është mbajtur një distancë e lartë sigurie mbi 350 metër në vijë ajrore në mënyrë që të mos kishte dëme për zonën, por edhe rrezikun e shkarjeve te tjera si pasojë e shpërthimit. Kjo është konsideruar si pika më e vështirë e ndërhyrjes për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, punë e cila vijon dhe pritet që brenda 6 muajsh të përfundojë loti i parë nga Prekali në drejtim të fshatit Lotaj.”-tha Aleksandër Hasanaj, inxhinier i firmës.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?