Sociale

Ndërtimi i shkollës 'Pjetër Budi' në Tiranë, godinë moderne dhe gjithëpërfshirëse për nxënësit

23 Korrik, 15:54| Përditesimi: 23 Korrik, 16:12

  • Share

Shkolla “Pjetër Budi” është një tjetër shkollë që i është shtuar numrit të shkollave të reja të ndërtuara në Tiranë.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë s Tiranës Anuela Ristani ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kantieri i ndërtimit të shkollës “Pjetër Budi”, e cila sipas saj po ndërtohet si një institucion arsimor modern dhe i përshtatshëm për të gjithë nxënësit.

‘Shkolla “Pjetër Budi” po transformohet në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse! Sallë multifunksionale. Sallë dedikuar për fëmijët me aftësi ndryshe, palestër e re, ashensor, ambiente ndihmëse për një mjedis sa më funksional. Të gjithë fëmijët meritojnë një shkollë që i mbështet dhe frymëzon çdo ditë’, shkruan ajo.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?