Ndërtimi i Skavicës, Kim: Shqipëria ka potencial për investimet e SHBA-së! Ne jemi në mbështetje

11 Shkurt 2021, 16:46| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 16:47

  • Share

1613058441_Screenshot2.jpg

Ambasadorja Yuri Kim, nga porti i Durrësit ka folur për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ajo tha se SHBA e ka mbështetur këtë investim dhe se Shqipëria ka një potencial të madh përsa i përket investimeve të mëdha nga SHBA.

"Sikurse jeni në dijeni unë flas shpesh për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Dhe gjithmonë flas për 3 aspekte kryesore, demokracinë, biznesin dhe mbrojtjen. Kam ardhur në portin e Durrësit pasi këtu është vendi ku zhvillohen të treja. Demokracia është në kuadrin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillova një bashkëbisedim me drejtorin e Autoritetit Portual dhe atë të Doganave. Kemi rënë dakord që janë disa hapa praktikë që mund të ndërmerren që të mbyllen disa prej zonave të verbra. Pres që të rikthehem për të parë se ku është bërë progres dhe se ku do mund që SHBA të kontribuojë edhe më shumë. Përsa i përket mbrojtjes, kjo është në vijim të vizitës së gjeneralit Jerard javën e kaluar sikurse e dini që 'Defender 21' do të jetë një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha në Ballkan. Presim që shumë prej këtyre aktiviteteve do të zhvillohen përmes portit të Durrësit. Përsa i përket çështjes së biznesit, SHBA ka mbështetur ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Shoh një potencial të madh përsa i përket investimeve të mëdha nga SHBA. Sikurse e kam theksuar më parë, kjo ka të bëjë me forcimin e shtetit ligjor dhe me rritjen e transparencës së proceseve. Për këtë arsye dhe reforma në drejtësi është e rëndësishme, nuk është çështje morali por biznesi. Dhe për të gjithë skeptikët që kanë thënë se asgjë nuk do të ndodhë, që SPAK nuk ka për të funksionuar ndonjëherë, unë kam një lajm për ju, e keni gabim. Dhe do të doja që të shikoni të gjitha çështjet që SPAK është duke ndjekur duke përfshirë dhe rastin e sotëm në Krujë. Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli por ndodh hap pas hapi" - tha Kim.


Lajmi kryesor:

Kim takon drejtorin e Përgjithshëm të Doganave: Prioritet do te jetë demokracia, biznesi dhe mbrojtja


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?