Ndërtimi i Skavicës nga SHBA, është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një investim me rëndësi për vendin duke e kthyer atë në një faktor në rajon për prodhimin e energjisë, ndërsa tha se kjo është realizimi i një ëndrre 50-vjeçare për Shqipërinë. Ram foli hapur edhe në lidhje me investimet duke treguar se Shqipëri qëndron larg investime të vendeve jo mike që janë kundër perëndimit duke thënë se vendi do të eci gjithmonë sipas rregullave të BE-së
"Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm bilancin shqitar dhe do të bëjë realizmin e HEC-it të Skavicës një ëndërr 50-vjeçare. Një Hec që do e bëjë Shqipërinë një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë. Memorandumi po ashtu do të nxisë SHBA hedh hapin e parë duke mbështetur vetë si në teknologji dhe financim në ndërtimin e Skavicës në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull. Ky hap do të ketë një impakt të madh mbi kompani të tjera evropiane apo përtej saj nga vendet mike, ne e kemi të përcaktuar vijën tonë. Për ne paraja që vjen për t'u investuar në Shqipëri, nuk është një para që vjen njësoj si kur vjen nga një vend mik sikur vjen nga vende që nuk hyjnë në miqtë tanë të preferuar dhe nuk janë aleat strategjik, në këtë rast ne jemi të kujdesshëm. Paratë e vendet mike jemi të kujdesshëm që të përkthehet në rritje ekonomike, punësim dhe zhvillim. Memorandumi ofron një udhërrëfyes në sektorë strategjikë dhe këtu kam parasysh që nga burimet energjetike deri tek infrastruktura dhe konfirmimin e qëndrimit tonë të kahershëm që Shqipërisë dhe rajonit i duhet një qasje strategjike për të pasur rrjet të sigurt në procesin e kalimit në nivele të tjera të dixhitalizmit dhe transferimit të të dhënave", tha Rama.
Marrëveshja e firmosur
Lajmi kryesor:
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Skavicës, Rama: Mirëpresim investimet e partnerëve, të kujdesshëm për paratë e vendeve jo mike! SHBA: Kina kërcënim malinj, Shqipëria model për rrjetin 5G
//ReportTv.al