Mjetet e ndertimit

Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Qeveria dërgon në Kuvend aktin normativ për shpronësimin e pronarëve

20 Janar 2021, 12:20| Përditesimi: 20 Janar 2021, 12:26

  • Share

Premtimi i presidentit turk Erdogan se do të ndërtojë spitalin rajonal të Fierit para 25 prilli, ka bërë që dhe qeveria të veprojë shpejtë në lidhje me shpronësimet e pronarëve të tokave ku do të ndërtohet ky spital i ri.

Qeveria ka depozituar në Kuvend aktin normativ për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negocimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit.

Në aktin normativ thuhet se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin është autorizuar që të negociojë dhe bëjë marrëveshje me pronarët, teksa marrëveshja përcakton të drejtën e përdorimit menjëherë të tokës para përfundimit të procedurës së shpronësimit.

Gjithashtu sqarohet se çdo pronar do të shpronësohet në përputhje me çmimin e përcaktuar në legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë që një ditë më parë mjetet e rënda kanë shkuar në tokën  ku do të ndërtohet Spitali I Fierit për nisjen e punimeve. Spitali i Fierit është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia. Kujtojmë se fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit kanë protestuar për kompensimin. Ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit ishte një prej marrëveshjeve që u firmosën në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama zhvilloi në Turqi.

(Kliko ketu per te lexuar projektligjin per shpronesimin e pronareve)

(Kliko ketu per te lexuar relacionin perkates)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?