Banorët e Lumasit në Kuçovë kanë hyrë në grevë urie, ku kërkojnë anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit, pasi siç shprehen ata jetojnë me atë ujë. Pas 4 muaj protestash të zhvilluara, 5 banorë janë ngujuar në një ndërtesë përballë godinës së Njësisë Administrativ Lumas,duke deklaruar se nuk do të dalin nga greva e urisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre të ligjshme.
Banorët kërkojnë pezullimin e punimeve dhe të mos u preket uji i Sinecit sepse sipas tyre jetojnë me këtë ujë dhe vadisin kulturat e tyre bujqësore. Uji që rrjedh nga burimi natyror përdoret nga këta banorë për vaditjen e tokave. Sipas banorëve të fshatit Lumas, Bashkia e Kuçovës ka projektuar ngritjen e një ujësjellësi në Sinec, ç'ka sjell dëme në bujqësi pasi ujin e përdorin për vaditje.
Gjithashtu banorët denoncojnë dhe dhunën policore që është ushtruar ndaj tyre gjatë protestave dhe këtë këktojnë që të shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Duke mos gjetur asnjë zgjidhje pas 4 muajsh protestash për mbrojtjen e burimit të Sinecit, banorët e panë si të vetmen zgjidhje grevën e urisë.
5 banorët e Lumasit janë futur në grevë urie pa afat duke parashtruar edhe 4 kërkesa
1-Shkarkimin e Drejtorit të Policisë Berat, Edmond Tarkaj, të cilëin e akuzojnë se i ka dhunuar.
2-Pezullimin e punimeve nga firma për ndërtimin e ujësjellësit me burimin e Sinecit
3-Pezullimin nga detyra dhe hetimin administrativ e penal ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që sipas banorëve të Lumasit po përdor policinë e shtetit si polici private
4-Takim me kryeministrin Edi Rama me qëllim zgjidhjen e këtij problemi.
Banorët grevistë shprehen se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ata nuk do ta ndalin grevën e urisë dhe do ta vazhdojnë atë deri në vetëflijim.
5 banorët e Lumasit që kanë hyrë sot në grevë urie kërkojnë ndërprerjen e punimeve të ndërtimit të ujësjellësit në burimin e Sinecit, pasi nëse kjo ndodh, sipas tyre do të 'vdesim për bukë'. Banorët shprehën shqetësimin edhe për dhunën që policia ka ushtruar gjatë protestave të tyre dhe për këtë kërkorjnë shkarkimin e Ardi Veliut.
"Na hoqën këtë burim uji ne do ngordhim nuk kemi me çfarë të jetojmë. Nuk e di si ma heq mua bukën e gojës. Protesta që bëmë prej 4 muajsh nuk u morën parasysh. Policia është e popullit dhe mbahet me taksat tona, ajo na ka dhunuar. Për këtë kërkojmë shkarkimin e Ardi Veliut", thanë banorët në grevë.