Nexhmije Hoxha

Kronikë
Top 24

Ndërtimi i Unazës/ ARRSH urdhër: Të nxirren nga shtëpitë Nexhmije Hoxha dhe kreu i veteranëve

4 Nëntor 2018, 17:10| Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 17:12

  • Share

Drejtoria e Rrugëve ka njoftuar Nexhmije Hoxhën dhe Rustem Peçin që duhet të lënë banesat pasi preken nga ndërtimi i unazës së madhe. I kontaktuar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com Idajet Beqiri, avokat i familjes se diktatorit konfirmoi se përfaqësues të qeverisë kanë shkuar tek banesa e Nexhmije Hoxhës dhe e kanë vënë në dijeni se një pjesë e godinës 2- katëshe ku ajo jeton do të prishet në kuadër të projektit për zgjerimin e “Unazës së Madhe”.

Sipas Beqirit, të vesë së diktatorit Enver Hoxha nuk i kanë paraqitur asnjë dokument por vetëm një komunikim me gojë se godina do prishet për zgjerimin e unazës. Idejet Beqiri u shpreh se në katin e parë godinës 2-katëshe jeton familja e Rustem Pecit, kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Zoti Beqiri argumentoi se nëse prishet një pjesë e godinës ajo rrezikon të shembet e gjitha.

Rustem Peçi është djali i heroit të LANÇ, Shefqet Peçi dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës. Ndërsa godina ku jetojnë Hoxha dhe Peçi është një ish-Pulari në zonën e Laprakës, e cila është përshtatur si banesë. Ndërkohë që përsa i përket këtij projekti, banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish sot në protestë. Ata bllokuan sot rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj, ndërsa u shprehën të irrituar, pasi sipas tyre banesat po prishen pa lajmërim. Sipas banorëve, kryeministri Edi Rama nuk e ka mbajtur fjalën.

Komento

Komente

  • Tani: 16/11/2018 18:47

    Po te vij nga liqeni that se po I ndertojne niprit pallate ka plot hyrje per gjyshe Nexhmien

    Përgjigju
  • Tata: 05/11/2018 05:48

    Mbani Salen se ja pam hajrin .te krahososh Sali Berishen me Nexhmijen asht si ujku me qingjin .

    Përgjigju
  • Lali: 04/11/2018 23:22

    Varrosne aty megjith shpi kurven komuniste

    Përgjigju
  • prandaj nuk vdeska: 04/11/2018 20:05

    prandaj nuk vdeska plaka komuniste e kthyr nga pamja si gjarper i kuq,paska ren mir me shokun peci ne nje dhome dhe qajn hallet per popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?