Devijimi trafikut

Kronikë

Punimet për Unazën e Re, ARRSH tregon si do të qarkullojnë makinat nga Sheshi Shqiponja tek Pallati me shigjeta

1 Prill 2021, 19:00| Përditesimi: 1 Prill 2021, 19:10

  • Share

Për shkak të punimeve që po kryhen për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, lëvizja e makinave në segmentin rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, do të ndryshojë.

ARRSH njofton qytetarët se si do të bëhet lëvizja e makinave në këtë segment.

‘Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:

Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.

Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”.

Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.

ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!’- njofton ARRSH.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?