Sociale

Ndërtimi i urës së Bahçallëkut në Shkodër, kryebashkiaku Beci inspekton punimet: Do krijojë lehtësi për trafikun në hyrje të qytetit (VIDEO)

26 Shtator, 15:23| Përditesimi: 26 Shtator, 16:26

  • Share

Ura e re e Bahçallëkut është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të Qeverisë Shqiptare në Shkodër.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar punimet që po kryhen në hyrje të qytetit. Ura e re, me gjatësi 180 metra, pritet të jetë gati në qershor të vitit të ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, rruga që lidh zonën nga Harku i Bërdicës deri tek ura e re do të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Shkodrës.

Deri tani ka përfunduar puna për ndërtimin e 4 pilotave nga 5 gjithsej, secili me thellësi deri në 34 metra në shtratin e lumit Drin.

Sipas kryebashkiakut Beci, ky investim i integruar me projekte të tjera infrastrukturore do të sjellë lehtësi për trafikun dhe lëvizjen në hyrje të qytetit.

‘Ky është një investim i rëndësishëm për Shkodrën. Tani janë duke u bërë punimet sepse niveli i ujit është i ulët dhe nga 5 këmbë që ka ura 4 kanë përfunduar dhe është duke u punuar për këmbën e 5 të saj. Deri në qershor ta kemi të ndërtuar dhe funksionale. Një investim i rëndësishëm për Shkodrën që do të zgjedh edhe një pjesë të trafikut në këtë qytet’, tha Beci.

Ky projekt është prioritar për përmirësimin e lëvizshmërisë dhe infrastrukturës së Shkodrës, i ndërthurur me ndërhyrje të tjera që do t’i japin qytetit një hyrje moderne dhe dinjitoze.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?