Ndërtimi i ‘Urës së Re’, nis sot devijimi i Kukës – Morinë! Vepra e dytë më e rëndësishme në Rrugën e Kombit

24 Shkurt, 07:25| Përditesimi: 24 Shkurt, 07:26

  • Share

Kukes- Duke nisur nga e shtuna (23 shkurt 2024) e kësaj jave do të devijohet qarkullimi në aksin Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit.

Kjo për shkak të punimeve që po bëhen për ‘Urën e Re’, që ka hyrë në fazën e fundit të ndërtimit.

Drejtori i Kantierit të ndërtimit Arian Hoxha sqaron se devijimi do të bëhet për 2 javë, në dy pika të segmentit Kukës-Morinë. Konkretisht, Devijimi i lëvizjes do të bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjen e Shtiqenit.

Ndërsa për lëivizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes do të bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimi tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Dirni të Zi.

Ura e Re do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere dhe është vepra e dytë më e rëndësishme e rrugës së kombit, pas tunetit të Kalimashit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?