Foto nga punimet në urën e Viroit

Sociale

Ndërtimi i urës së Viroit, Rama: Do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e Gjirokastrës

6 Tetor, 14:38| Përditesimi: 6 Tetor, 14:45

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Urës së Viroit, në Gjirokastër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ura, pas përfundimit të punimeve, do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit.

“Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së Viroit, përfundimi i së cilës do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës.

Aktualisht kanë përfunduar: proceset e gërmimit dhe të skarifikimit në të gjithë seksionin e gjurmës së projektit; betonimet e ballnave dhe piles së urës; prodhimi dhe vendosja e trarëve kryesorë mbi strukturën e urës.

Ura e Viroit do të sjellë përfitime të mëdha si për lëvizjen e mjeteve dhe zhvillimin e zonës”, shkroi Rama.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?