Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Urës së Viroit, në Gjirokastër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ura, pas përfundimit të punimeve, do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit.
“Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së Viroit, përfundimi i së cilës do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës.
Aktualisht kanë përfunduar: proceset e gërmimit dhe të skarifikimit në të gjithë seksionin e gjurmës së projektit; betonimet e ballnave dhe piles së urës; prodhimi dhe vendosja e trarëve kryesorë mbi strukturën e urës.
Ura e Viroit do të sjellë përfitime të mëdha si për lëvizjen e mjeteve dhe zhvillimin e zonës”, shkroi Rama.
Komente
