Më shumë se gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re të rrugës, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe duke shkurtuar distancën kohore.
Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga punimet në ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor, shton kreu i qeverisë, me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.
‘Vijon puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore.’- shkruan Rama.
Aksi rrugor Korçë-Ersekë, aktualisht ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.
Kjo tregon që qeverija Rama po vazhdon me sukses programimi e zhvillimit të vëndit .BRAVO PS.
PërgjigjuPo cfare ritmesh te shpejta mor mashtrues, ka 10 vjet we ka nisur dhe nuk dihet kur mbaron.
Përgjigjuky vite ka nisur vetem me pune
PërgjigjuPo beni gjene e duhur me ne qe na rregulloni rruget
PërgjigjuSa mire qe po i jeni zhvillimin e duhur vendit tone
Përgjigju