Tiranës i shtohet një tjetër destinacion që pritet të thithë jo vetëm turistë të huaj, që duan të eksplorojnë natyrën e bukur që ofron zona e Petrelës, por dhe shumë të apasionuar pas sportit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi të parin “Zipline” në Shqipëri, që është njëkohësisht edhe më i gjati në rajon. Veliaj u shpreh se ky investim është një arsye më shumë për të dalë nga qendra dhe për të shijuar zonat rurale.
“Ssfida për ne ka qenë si te vizitojme Tiranen pertej sheshit Skënderbej, Bllokut, Pazarit te Ri dhe Kalasë. Sigurisht, filluam mirë me Liqenin e Farkës, por na duheshin ëndërrimtarë për të eksploruar edhe shtigjet e maleve në Farkë, në Shëngjergj, por edhe rrugët e shtigjet e biçikletave në Zall Bastar. Sot kemi realisht qershinë mbi tortë. I kemi dhënë arsye dikujt të dale nga asfalti i Tiranës, për të shijuar këtë zonë fantastike, që është zona e Petrelës”, tha Veliaj.
Ai u bëri thirrje agjencive turistike që të përfshijnë në guidat e tyre turistike dhe rrethinat e Tiranës, që ofrojnë jo vetëm histori, por dhe shumë eksperienca fantastike. “Është një mundësi fantastike , një ftesë për agjencitë turistike që sjellin turistë, për të parë se Tirana, patjetër që ka pjesën e saj urbane, por ka edhe një begati, një pajë të madhe rurale në zonën e fshatit. Ndaj, për të kaluar një ditë ku, gjysma është aktivitet sportiv, dikush mund të vij me biçikletë, dikush mund të bëjë hiking, pastaj mund të marr zipline, mund të shikojë Kalanë e Petrelës, muret e Pesqopit dhe të ketë mundësi që të shijojë vërtet natyrën në ajër të pastër”, deklaroi ai.
Teksa përgëzoi dy të rinjtë për nismën e ndërmarrë, Veliaj theksoi se Tirana ofron tashmë një sërë aktivitetesh outdoor. “Më vjen mirë që sot kemi thyer edhe një rekord. E kanë pasur deri dje shokët tanë nga Peja, por sot e kemi në Tiranë: ky zipline është edhe më i gjatë. Ftesa për të gjithë qytetarët është: tani nuk ka më justifikim se nuk kemi çfarë të bëjmë. Tani kemi triathlon në fund të Majit, në Liqenin e Farkës, kemi zipline këtu në Petrelë, kemi shtigjet hiking dhe biking në të gjithë zonën e Baldushkut, edhe në malësinë e Tiranës. Besoj se ju kemi dhënë çunave dhe gocave që jetojnë në Tiranë, edhe një mundësi për t’u marrë me sport, dhe për të shijuar pajën fantastike që na ka dhënë Zoti. E ardhmja i përket atyre që nuk dorëzohen dhe që nuk tërhiqen, dhe i rrinë asaj ëndrrës me fanatizëm deri në fund, deri sa ja dalin faqebardhë”, theksoi Veliaj.
Ideatori I këtij projekti Nadir Abdiu u shpreh se ajo që dikur mendohej si një çmenduri, sot është një realitet. Abdiu i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për mbështetjen në këtë iniciativë. Zipline Albania renditet mes 10 ziplineve më të mëdha në Evropë. Panorama që ofrohet është me një bukuri mahnitëse me kalanë e Petrelës, lumin Erzen dhe gjelbërimin.
Nëse ke dëshirë të sfidosh lartësinë, në Petrelë gjen një mundësi të re për ta bërë. Sapo është hapur Zipline më i gjatë në Ballkan.
Adrenalinën e ka provuar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka sfiduar lartësinë 1200m, duke provuar eksperiencën e fluturimit me zipline, te ndërtuar nga inxhinierët vendas.
Pasi mori instruksionet e para dhe veshi kostumin e sigurisë, Veliaj u lëshua përmes grykës së lumit në zonën e Petrelës, gjersa mbërriti pa probleme në destinacion.
Ka gati nje vit qe eshte hapur zipline dhe eshte investim privat jo i bashkise. Ste jane pjekur akoma fiqte lali Eri je me vonese
PërgjigjuBukur dhe e tilla sporte duhet te shtrihen ne te gjithe Shqiperine. Pse????? Sepse Shqiperia nuk eshte vetem Tirana!!!!
Përgjigju