Shkolla e mesme e sapondërtuar në Perondi të Kuçovës

Sociale

Ndërtohet një shkollë e re në Kuçovë, ‘Llazar Kuli’ pret nxënësit me kushte moderne

15 Shtator 2024, 08:49| Përditesimi: 15 Shtator 2024, 09:07

  • Share

Kuçovë- Viti i ri shkollor ka nisur, me stë tjerash jo vetëm me problematika për godinat ende në ndërtim apo rikonstruksion që sollën zhvendosjen e nxënësve në ambiente të tjera, por edhe me inaugurimin e shumë prej tyre.

Një nga këto shkolla është edhe ajo e sapondërtuar në Kuçovë. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llazar Kuli”, në fshatin Perondi priti nxënësit me një ‘kostum të ri’, investim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës.

Është kryeministri Edi Rama që e ka nisur ditën me këtë lajm-njoftim të ri në rrjetin social Facebook, duke vënë në dukje edhe kushtet moderne në shkollën e sapondërtuar.

Postimi i kryeministrit:

“MIRËMËNGJES

dhe me shkollën e re “Llazar Kuli" në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës, që ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor, ju uroj një të diel të qetë”.

A.Q/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?