Kantautori Bojken Lako

Hapi 4 dritare pa leje të godina që po e kthente në studio muzikore, dënohet me 3 vite burg Bojken Lako! I konvertohet në shërbim prove

7 Prill 2022, 12:49| Përditesimi: 7 Prill 2022, 13:22

  • Share

TIRANË- 3 vite burg të konvertuar në shërbim prove vendosi gjykata e Tiranës për kantautorin Bojken Lako. Ai u shpall fajtor për ndërtim të paligjshëm, pas punimeve që kishte nisur në një godinë të marrë më qira për ta kthyer në studio muzikore.

Konvertimi i dënimit në shërbim prove u bë pasi gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar. Lako është gjobitur gjithashtu me 50 mijë lekë nga IKMT. Arrestimi i kantautorit u bë vitin e kaluar pas denoncimit të një qytetari se në një banesë pranë ish-NSHARAK po kryheshin punime. Gjatë hetimeve, rezultoi se Lako ka kryer punime pa leje ndërtimi duke ndërtuar një strukturë të re në godinë

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të vendimit të dhënë në 8 shkurt, ku sqarohet se gjithçka nisi nga një telefonatë e një qytetari që denoncoi për punimet pa leje që kantautori po kryente në ambienin e marrë me qira. Nga sa mësohet, Lako ka marrë leje për suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike, por ka hapur edhe 4 dritare në dhomë, duke shkelë lejen.

"Në datë 16.02.2021, Në Komisariatin e Policisë Nr.2 është njoftuar me telefon  nga një qytetar, se në rrugën “ Shefqet Musaraj”, në anën e majtë të saj, tek një ndërtesë dy katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit  është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes është konstatuar se kjo banesë ishte në bllokun e ish magazinave tek ish NISHARAK, në afërsi të UET, e cila ishte marrë me qira nga shtetasi Boiken Lako dhe punimet po kryheshin prej tij. Nga këqyrja ka rezultuar se në katin e dytë ishte një ambient holl, me përmasa 30 m2 me 7 të përshtatura në dhoma, ku po kryheshin punime ndërtimore. Në dhomën e parafundit  nga ana lindore ishte hapur një mur, me përmasa 120x100 cm, një dritare, në dyshemenë e kësaj dhome kishte materiale inerte, tulla dhe llaç, në dhomën e fundit  ishte vendosur një dritare duralumini, të gjitha ambientet e brendshme ishin të ndara në dhoma, nuk kishte dyer të vendosura, tavani i hollit të ambientit ishte i pa suvatuar, por i shtruar me parket laminat.

I pandehuri Boiken Lako ka deklaruar se punimet po kryheshin për llogari të tij, tek ish magazinat tek Nisheraku , të cilën e ka marrë me qera nga shtetasi D. S, duke dashur ta sistemojë me qëllim ta kthente në një studio muzikore. Ka shkuar tek Njësia Administrative Nr.7 dhe ka aplikuar më dt.21.01.2021, për leje për kryerjen e disa punimeve hidraulike, elektrike, suvatime të mureve dhe tavaneve, shtrim me pllaka dhe restaurime të dritareve dhe dyerve të objektit. Pasi ka dalë leja, ka kontaktuar me mikun e tij K. K, për të ndjekur punimet pasi ai vetë ishte i zënë. Në lidhje me dritaren e hapur  me përmasa 100x90cm, ka qenë më pare dhe ata kanë hapur dritare që kanë qenë të mbyllura, për t'i kthyer në gjendjen e mëparshme. Këto rrethana dhe fakte janë të shoqëruara me tabelë fotografike.

  Sipas shkresës nga IMT-ja Bashkia Tiranë, me shkresën Nr.7821/1 prot. Dt.24.02.2021, inspektorët kanë konstatuar se po bëheshin punime pa dokumentacion në objekt, që konsiston në hapjen e katër dritareve në njerën faqe të objektit, me përmasa 75x140cm dhe 120x140cm, në këtin e dytë të ndërtesës. Ndaj subjektit Boiken Lako është mbajtur process-verbal i konstatimit të kundravajtjes Nr.3963 dt.17.02.2021, ndërsa me vendimin Nr.3287 dt.26.02.2021 duke e dënuar me gjobë në shumën 50 000 leke.

  Në deklarimet e tij Boiken Lako është shprehur se me “lejen” me të cilën ishte paisur, ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem, por shkresa e Njësisë Administrative Nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Boiken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen “ suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike” si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore", thuhet në dosje.

(Klikoni këtu për të parë dokumentin e vendimit te plote)

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/04/2022 23:29

    Ky 4 dritare hapi dhe u denua me burg te konvertuar,te tjeret erdhen nga fundi i botes vodhen,grabiten e zune tokat e trojet,ndertuan pa leje,nuk pyeten per asnje e asgje,disa nuk paguan as dritat e ujin dhe ne fund shteti po i legalizon dhe po i shperblen padrejtesisht dhe akoma kane paturpesine te mos pranojne dhe ate qe u ofron shteti,bile kane surrat dhe thone qe nuk do te lejojme shtetin te ndertoje;te tjeret ndertuan pallate e kulla vend e pa vend,pa pyetur as per rregullat teknike,as per distancen mes pallateve,as per plan-rregullimin e qyteteve,as per vijen horizontale mesatare te lartesise se ndertesave neper qytetet kryesore,duke ua marre frymen qyteteve,as menduan te ndertonin sistem ngrohjeje ne pallate,as sist.sigurie,as garazhe duke ngushtuar rruget e qyteteve dhe asnjeri nuk u penalizua,dhe asgje nuk ndryshoi!!! Eshte vertet ironike!

    Përgjigju
  • Tyryry: 07/04/2022 16:05

    Bujar Lako,i madh! Mbi te gjitha burre serioz korrekt. Ky koke mavia,na hapi barkun. Po keshtu paraqitesh ne gjykate mor bizevenk! Nuk i ngjave te pakten pakez Babait tend.. komplet degradato.

    Përgjigju
  • Grip: 07/04/2022 15:46

    Gjykate e koruptuar, ta kishit denuar me pushkatim hahahaha seriozisht e kane keta qe denojne per hapjen e dritareve????? U denua ndonje nga ata fajtore per shembjen e objekteve ku humben jeten 50 njerez mga termeti??? Asnje nuk kemi degjuar. Cili ka qene denimi me i rende dhe per cfare e kane dhene keta dy palo gjyqtare? Hoxha qe bridhte me Porche nxorri te pafajshem Ndrea Prendin per vrasjen ne bulevard. Bojkeni kriminel???

    Përgjigju
    • Shkodran: 08/04/2022 06:59

      Nëse nuk i bie mbrapa çështjes e ha si më i miri! Bojken ishte dashur t'i çonte Bes Grupit nis 5 miijë euro dhe gjithçka do të rregullohej!

  • kryeministri artist: 07/04/2022 15:35

    Ky shteti yne eshte per tu lidh. S'kane turp. ne vend qe t'u krijoje vete kushte artisteve per te krijuar i denojne. se po bente studjo muzikore. Shkoni e legalizoni nen Lizen. Nen Liza nga gopi i semes vjen e nuk i hyn gjemb ne kembe ne mes te tiranes.

    Përgjigju
  • Sas: 07/04/2022 14:23

    Bravo shteti! U prish interesi publik per dy dritaret e Bokut. Ju hengert mortja. Mos u merzit o cun

    Përgjigju
  • Tani: 07/04/2022 13:38

    Ky asht shteti jon, prandaj duhet me ik nga ky vend me vrap.

    Përgjigju
    • Lui: 07/04/2022 16:22

      Ik o Tani jashte se atje i ben punimet sa hap e mbyll syte. Atje hap dritare sa te duash dhe nga cila ane te duash.. Ti thuaj pse nuk denohen te gjithe njelloj, si ky qe hap dritare pa leje, dhe nen Liza qe zbret nga maja malit dhe i shkon dhe ne zyre Rames i kerkon llogari pse ma prishe shtepine pa leje.

  • Alda nandi: 07/04/2022 13:01

    Po te kishte qane ne 1 fukara da ta mbanin ne burg ket

    Përgjigju
    • Loni: 07/04/2022 13:40

      Se linte komshiu njehere pa e spiunuar edhe me 1 dritare do bente 7 vjet burg Jo me 4 burgim perjete!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?