Hoteli i sekuestruar

Kronikë

Arrestohet biznesmeni në Gjirokastër, sekuestrohet hoteli! Ndërtoi pa leje edhe pse IMT pezulloi punimet (FOTO)

28 Prill, 16:07| Përditesimi: 28 Prill, 20:50

  • Share

GJIROKASTËR- Policia arrestoi biznesmenin Roland Skëndi, pas dyshimeve të prokurorisë së ka ndërtuar pa leje në hotelin e tij “Relax” në Gjirokastër, i cili u vendos nën sekuestro preventive. Prokuroria kërkoi masë “arrest me burg” ndaj tij i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ për qëllime fitimi.

Sipas Prokurorisë së Gjirokastrës, kishte një vendim të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për pezullimin e punimeve pa leje, por megjithatë biznesmeni ka vijuar me përfundimin e ndërtimit të hotelit.

Në arrest shtëpie, u la Arjan Dani i dyshuar për ekspertim të rremë. Nga hetimet dyshohet se Roland Skëndi ka ndikuar tek Arjan Dani për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë sipas të cilit punimet e kryera ishin vetëm të karakterit të brendshëm.

'Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastrës caktoi masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin R.S. i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe masën ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin Arjan Dani i dyshuar për veprën penale ‘Ekspertimi i rremë’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 309 p.2 i Kodit Penal.

Po kështu, në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.556 të datës 03.11.2023 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurine nr. 24-108-ND/1+1-2, zk. 8541, sip. 247 m2, e përshtatur si hotel, me vendndodhje në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, në pronësi të shtetasit R.S, i cili pavarësisht vendimit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Gjirokastër për pezullimin e punimeve pa leje, ka vijuar me përfundimin e ndërtimit të hotelit', thuhet në njoftim.

 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Moni: 29/04/2025 10:06

    Kryetari bashkish paska qen tu flejt gjum apo e bon mrena dites hotelin

    Përgjigju
  • Andi: 28/04/2025 18:28

    Vetem ketu ndodhin kesisoj corbash. Cfare eshte pallati lule u cel u shkul su mor vesh nga njeri. O njerez te mire edhe te keqinj te ketij kombi... cfare vlere ka qe jan ne burg ato dy rob. Ato e ben ate qr ishte per te ber. E mira ishte mos e kishin ber. Edhe kapet pas 3 vjetesh kur mbaron!? Kulmi s'di cte thuash realisht...

    Përgjigju
  • Tasimi: 28/04/2025 17:48

    Pse vetem siguri ti japin ti japin edhe nai lek kshu ka lezet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?