Kalaja e Beratit

Ndërtoi pranë zonës muzeale të kalasë, arrestohet 39-vjeçari në Berat! Procedohet inxhinieri

28 Qershor 2020, 12:38| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 20:04

  • Share

Një 39-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm pranë zonës muzeale të Kalasë.

39-vjeçari me inicialet B. K, banues në lagjen Kala, është konstatuar teksa kryente ndërtim të paligjshëm në banesën e vetë në zonën muzeale të kalasë. Burime bëjnë me dije se B. K po tentonte të shtonte  një dhomë.

Ndërkohë u proçeduan në gjendje të lirë  D.K., 61 vjeçe për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?