'Ndërtova një ekip me pak shpenzime', Mema: Tifozët e Tiranës s'i pengon koronavirusi të festojnë titullin

25 Qershor 2020, 16:44| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 17:37

  • Share

Ard Mema është trajneri që ideoi Tiranën e këtij sezoni, që është shumë pranë titullit kampion pas 11 vitesh. Gjithsesi ai u largua në fund të tetorit, për t’i lënë vendin fillimisht Ahmataj dhe më pas Egbos. Në një intervistë për ‘Report Tv’, Mema tregon përse Tirana ka mundur të shkëputet 9 pikë nga ndjekësit 6 javë para fundit të kampionatit.

“Tirana këto 6 muaj ka bërë atë që nuk ka bërë asnjë ekip, duke fituar të gjitha ndeshjet dhe duke administruar lojën dhe rezultatet. Tiranës nuk i ka munguar pjesa e lojës, edhe statistikisht shpeshherë Tirana e kam thënë luan më mirë futboll se kundërshtarët.”

Mema thotë se në fillim të sezonit ndërtoi një ekip pa shumë shpenzime, ndërsa u jep meritë të gjithëve në klub.

“Shpeshherë thuhet se si mund të jem racional në përzgjedhjen e lojtarëve, që mos ta rëndoja dhe klubin te pjesa e findnaceve dhe gjithashtu të jem i suksesshëm. Normalisht kjo ka ndodh te Tirana dhe më bëhet shumë qefi sepse çdo gjë është bërë me shumë kujdes. E kam thënë shumë herë se nuk është Ardi njeriu i vetëm që ka bërë përzgjedhjet por I kemi bërë të gjithë bashkë. Me presidentin me Arbin, që është pjesë e klubit.”

Më tej ish-trajneri dhe futbollisti i Tiranës tregon se çfarë duhet të bëjnë bardheblutë për të siguruar titullin.

“Tifozët e Tiranës, klubi i Tiranës dhe të gjithë dashamirësit duhet të jenë me këmbë në tokë sepse ka tre ndeshje shumë të vështirë: Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani. Është pak herët për t’u gëzuar. Normalisht një ekip me këmbë në tokë duhet t’I bëjë mirë llogaritë sepse janë ndeshje të rëndësishme për Tiranën.”

Ard Mema i njeh mirë tifozët e Tiranës dhe ai siguron që pandemia nuk do t’i pengojë të festojnë titullin në rast se e fitojnë.

“Pjesa e pandemisë do të jetë një barrier që do thyhet, nuk diskutohet. Tifozët e Tiranës,,,mjafton që ekipi të shpallet kampion dhe çdo gjë do festohet dhe do gëzohet pafund.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?