Politikë

‘Ndërtuam aleancat më të forta ndonjëherë’, Rama njofton vizitën e Keir Starmer: Kryeministri britanik do të vijë para samitit

10 Prill, 09:14| Përditesimi: 10 Prill, 10:23

  • Share

Kryeministri Edi Rama njoftoi se kryeministri britanik Keir Starmer do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri para Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet me 16 maj në Tiranë.

Kreu i qeverisë tha se do të jetë hera e parë që një kryeministër britanik do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, përveç vizitës bilaterale së Tony Blair në qytetin e Kukësit.  

Rama tha se vendi ynë ka arritur të krijojë aleancat më të forta ndonjëherë.

“Këtë vend e ndërtuam dhe po e ndërtojmë së bashku me shumë njerëz, dhe falë aleancave që kemi ndërtuar. Kemi ndërtuar aleancat më të fortat që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, më të fortat të Perëndimit, qoftë në Lindje, qoftë me botën demokratike perëndimore apo me atë arabe. Qoftë me BE, apo Turqinë, me SHBA, me Emiratet e Bashkuara, kështu që kanë ndihmuar dhe ndikuar. Nuk i ka pasur Shqipëria këto aleanca, i ka pasur në letër dhe teorike. Të shohësh vizitat që bëhen sa e sa krerë shtetesh kanë ardhur për herë të parë. Pas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit kryeministri britanik. Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për një vizitë zyrtare, ka ardhur vetëm njëherë Tony Blair për të shkuar në Kukës, ishte vizitë bilaterale. Hera e parë që vjen një kryeministër britanik. Hera e parë që një president i Francës, do të vijë përsëri dhe ka pasur plot të tjerë që kanë ardhur për herë të parë.", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Starmer, vizitë zyrtare në Shqipëri! Nesër gongu zyrtar i fushatës! Do shohim kush zbret e kush bie më 11 maj! ‘Parashikon’ rezultatin: Do e shënoj sërish te lokali në Kuç


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?