Tiranë/ U ndërtuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 7 vila në Mullet! 10 persona merren të pandehur (EMRAT)

28 Mars, 15:14| Përditesimi: 28 Mars, 19:19

  • Share

Tirane-   Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur 10 persona, mes tyre 2 arkitektë pasi akuzohen se kanë ndërtuar 7 vila me dokumente të falsifikuara. Bëhet fjalë për vila të ndërtuara në zonën e Mulletit.

Hetimet paraprake të prokurorisë kanë nisur vitin e kaluar për veprën penale të “Ndërtimi të paligjshëm". Sipas prokurorisë, Armando Prelezi dhe Klevis Bregu përdorën të dhëna të rreme në aplikimin për leje duke i zhvendosur 5 objekte ndërtimi me sipërfaqe 1470 në një pronë shtetërore të dhënë me qira Gani Mokës

Dy arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu u arrestuan në nëntorin e kaluar me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Hetimet intensive u kryen duke marrë në pyetje persona, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike. Nga hetimet u rezultua se për tu pajisur me leje rindërtimi kishin paraqitur dokumentacion tekniko ligjor me të dhëna të rreme duke cënuar kështu fondin pyjor.

 Në përfundim është arritur në konkluzionin, se bëhet fjalë për konsumim të elemeteve të veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonen e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë. Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova dhe dyshim të arsyeshëm për të proceduar me marrjen si të pandehur të 10 personave' thuhet në njoftimin e sotëm të prokurorisë së Tiranës.

Shqiptarja.com e Report TV mëson emrat e personave të marrë të pandehur 

Të pandehur 
Armand Prelezi,  arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”
Klevis Bregu,  arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave" 
Manush Teqja akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave” 
Florian Zela,  i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”  dhe “Falsifikim i dokumentave”
Abaz Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Tefta Visha, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Dorina Dushku akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”
Arblin Harizi akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Gani Moka  akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Moskallezim i krimit”

Në shkurt u sekuestruan
Njëkohësisht, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është kerkuar sekuestrimi i objekteve të paligjshme dhe me vendimin nr 3625 datë 20.11.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisonit të Përgjithshëm Tiranë ka disponuar vendosjen e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara. Janë sekuestruar tri sipërfaqe nga 370 metër katror secila, në emër të Manush Teqes, Florian Zelës, Abaz Teqes e Arblin Harizit dhe një sipërfaqe 360 metër katror të Dorina Dushkut. 

Google Maps zbuloi falsifikimin

Verifikimi i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, doli se të dhënat e pasqyruara në relacione nga Arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu, tregonin vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet e bëra pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. 
Sipas prokurorisë, objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiskionin e Bashkisë Tiranë. 

Nga ana tjetër, njëri nga personat në hetim, Gani Moka, administrator dhe ortak i i kompanisë Certi VV South Balkans, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14 prill 2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, e cila është pjesë e fondit pyjor, ngastra 1/a, ku në fakt janë ngritur ndërtimet me të dhënat e rreme.

Gjatë përpilimit të akteve përkatëse, është konstatuar se disa prej strukturave me hekur dhe beton si dhe muri rrethues janë të pozicionuara në një sipërfaqe të fondit pyjor e cila është dhënë në përdorim. Kjo skemë veprimi, sipas prokurorisë ka ndodhur si pasojë e përdorimit të të dhënave të rreme nga arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu nëpërmjet sistemit E-leje.

Procedimi penal nr 1285 u regjistrua në 2023. Prokuroria e Tiranës informon se hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 29/03/2024 11:24

    Ka rregulla kooperativa or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Iris: 29/03/2024 00:22

    /AGRON/,kjo eshte hera e dyte qe permendet ne komente Kupi,rezorti ne Petrele,fondet e Ipard-it,etj.Nese keni dyshime te besueshme apo fakte drejtojuni SPAK-ut.

    Përgjigju
    • Agron-cubi: 29/03/2024 11:20

      Faktet i ka vete spak (ska nevoje per mua si prokuror dhe si ty si avokate), dhe vetem nje pyetje do ti bejne adriatik kupit (meqe ti as emrin nuk ja permend) dhe pyetja Eshte me cfare lekesh e ke derguar vajzen per studime Ne angli ???? Pasi ligjerisht ke te ardhura vetem nga paga ???. Hajt shnet.

  • Agron: 28/03/2024 19:23

    :-) , po i vijne rrotull adriatik kupit ,kr partise socialiste te petreles , fondet ipard i dogjinper gjithe shqiperine pasi i vodhi per te bere nje resort ne fshatin shytaj petrele,administratori i petrelesmeshte djali I vellait te adriatikut ,dhe pastrojne parate qe vjedh adriatilu ne oshee dhe veliaj me inceratoret me vila dhe toka ne komunen petrele,dhe gjejne ca bedela drejtore dhe i arrestojne.keta Kujtojne se populli eshte budalla dhe sdi gje,po do u vij ora te gjitheve.

    Përgjigju
  • Lance: 28/03/2024 19:04

    Interesting!

    Përgjigju
  • Liqi maliqi: 28/03/2024 15:59

    Gjysa shqiptarve kan ndertu pa leje dhe kan falsifiku dokumenta. O burra ti fusim tan n burg. Shqiptaret jan shperda neper bot si zogjt e korbit. Kto qi kan mbet hajt ti fusim mren.

    Përgjigju
  • Gezim: 28/03/2024 15:20

    Kaloni dhe te kodra diellit 2 sw she atje keni ndeetim pa leje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?