Kronikë

Legalizuan ndërtimin e katit shtesë në kopshtin për fëmijë në Ishëm, Ministria e Drejtësisë padit në SPAK 6 punonjës të Kadastrës: Rrezikuan jetën e të vegjëlve! Askush të mos prekë arkivat

16 Nëntor 2021, 12:11| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 16:34

  • Share

6 punonjës të Kadastrës kallëzohen në SPAK nga Ministria e Drejtësisë pasi kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në shkollën e fshatit Ishëm. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili doli në një deklaratë për mediat për të publikuar rezultatet e deritanishme të Agjencisë Antikorrupsion, e ngritur pranë dikasterit që ai drejton.  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka denoncuar edhe një rast tjetër ku prona shtetërore rezulton në 3 pronësi të ndryshme dhe sipas tij të gjitha këto veprim janë krye nga një person i kadastrës. Për këtë pronë e ka dhënë për 3 pronarë të ndryshëm, një herë në emër të shtetit dhe dy herë në emër të dy qytetarëve të ndryshëm. Manja tha se i ka kallëzuar në SPAK  dhe se me to do të merret drejtësia.

"Rasti i parë ka bëjë me njësinë administrative Ishëm, Durrës. është legalizuar një vend brenda një kopshti publik, ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin, është shtuar një kat, aty ku mësojnë fëmijët e kësaj njësie. Legalizimi është bërë në mënyrë abuzime, zyrtarët që do të denoncohen sot në SPAK e kanë marrë legalizimin për privatin. Kemi dërguar në prokurori 6 persona, punonjës aktual e jo vetëm . Me veprimet e tyre shpërdoruan detyrën në mënyrë flagrante.

Rasti i dytë ka të bëjë me regjistrimin e një prone pa dokumentacion. Shteti zhvishet nga pronësia me veprime fiktive nga punonjës shtetëror të kadastrës. Prona shtetërore ndërsa në sistemin online e ka një qytetar i cili s'ka bërë kurrë kërkesë për këtë pronëNëpunësja e kadastrës  ka krye veprim mbi kartelën e pasurisë pas kryer veprim në sistem. Një herë kartela është në emër të qytetit, një herë është në emër të shtetit dhe për herën e tretë është në emër të një qytetari tjetër pa dokumente pronësie. Të gjitha këto veprime janë kryer vetëm nga një person. Sigurisht që këto raste janë raste të para që Agjencia Antikorrupsion ka përfunduar hetimin dhe dokumentimin me prova dhe si koordinator i kësaj agjencie kam firmosur kallëzimet për SPAK dhe prokurorinë e Tiranës", tha Manja, para mediave në konferencën ku ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Agjencisë Antikorrupsion, Ismail Shehu. 

Ministri tha se në Agjencinë Anti Korrupsion ka edhe 128 denoncime të tjera që do të ndiqen me kujdes.  Manja ka pasur një apel për të gjithë punonjësit e kadastrës, sidomos ato kryesore ku rastet janë më problematike, ku tha se të mos lejojnë që kolegët e korruptuar që kanë hesape të hapura me korrupsionin, të mos fusin duart në arkivat e kadastrës.

"Ka edhe 128 denoncime të tjera . I kërkoj njësisë anti korrupsion të thellojë edhe më shumë hetimet edhe në shërbim të noterisë që denoncohen së bashku me rastet që vijnë me kadastrës, pasi është një proces zinxhir.  Për Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Tiranën, Vlorën dhe Sarandën, ata nëpunës publik të ndershëm të mos bien pre e presionit të kolegëve që kanë hesape të hapura me njësinë anti-korrupsion. Mos lejoni të fusin duart në arkivat e kadastrës asnjë nga kolegët tuaj", tha Manja.

Nga e marta në të martë për 8 ditë, në Agjencinë Antikorrupsion vetëm për kadastrën janë regjistruar 128 denoncime për abuzime. Ministri i Drejtësisë i nxori shifrat pasi publikoi rastet e para hetimore të Njesisë, finalizuar me 7 kallëzime, 6 në SPAK dhe një në prokurorinë e Tiranës

Manja pati edhe një mesazh për punonjësit e kadastrës kryesisht për ata që sipas tij  kanë hesape të hapura me korrupsionin ndërkohë që për Kadastrën e Vlorës priten hetimet e para

Për Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Tiranën, Vlorën dhe Sarandën, ata nëpunës publik të ndershëm të mos bien pre e presionit të kolegëve që kanë probleme. Mos lejoni të fusin duart në arkivat e kadastrës asnjë nga kolegët tuaj"

Ministri i Drejtësisë njoftoi edhe për një listë me emra të dënuarish për të cilët do të vendosë në një të ardhme, se kush prej tyre duhet të futet në regjimin e 41 Biz.

Këshilli i Ministrave vendosi më 20 tetor krijimin e një drejtoria antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ku do të shërbej për luftimin e korrupsionit në administratën publike.  Kjo drejtori do të ketë një rrjet koordinatorësh në të gjithë vendim që do të monitorojnë 47 institucione pikërisht për të luftuar korrupsionin në administratën publike. Koordinatorët anti-korrupsion fillojnë hetimin e një rasti korrupsioni apo veprimtarie arbitrare kryesisht ose bazuar në informacione të ndryshme, ankesa apo denoncime.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eagle: 16/11/2021 15:00

    o ti je 1 kokërr mashtrusi Më legen s' ka pa historia e Shqipërisë

    Përgjigju
  • Doktori: 16/11/2021 14:20

    Ulsi dergo ne fier njesin antikorupsion pasi spitali dhe poliklinika jane plot ndertime abuzive.para 1 viti poliklinikes i kane zene dritaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?