TIRANË- Një 52-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi po ndërtonin një objekt pa leje në Tiranë. Po ashtu, ata kanë hedhur inerte në lumë duke shkaktuar ndotje.
“Po ndërtonin pa leje, një objekt, afër lumit, dhe hodhën inerte që ndotën mjedisin dhe penguan rrjedhën e lumit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve në terren dhe punës hetimore për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë konstatuar në fshatin Mushqeta, afër lumit Zhullima, një objekt të ndërtuar pa leje dhe inerte të hedhura pranë lumit.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., 52 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi K. G., 47 vjeç. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi Policia e Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Komente
