TIRANË- Tre persona janë vënë në hetim në gjendje të lirë në Tiranë, pasi policia ka konstatuar ndërtime pa leje në katër vilat e tyre në Liqenin e Farkës. Ata akuzohen për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm”
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.
Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T., të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në Liqenin e Shkodrës, që nga Mali i Taraboshit e deri tek Syri i Sheganit janë bërë si koloni ndërtimet pa leje. U frynë në lek IKMT dhe shefat e policisë me nga 9-10 mijë euro vila...
Përgjigju