Pamje nga Valbona

Kronikë

Ndërtuan shtëpi druri pa leje në Valbonë, nën akuzë 69-vjeçarja nga kryeqyteti dhe i riu nga Tropoja

10 Korrik, 12:15| Përditesimi: 10 Korrik, 12:18

  • Share

Tropojë- Operacioni për lirimin e hapësirave publike, mbrojtjen e pasurive natyrore dhe shembjen e ndërtimeve pa leje po shtrihet në të gjithë vendin.

Ndërtuan një shtëpi druri pa leje për qëllime turistike në Valbonë, merren nën akuzë një grua e moshuar nga Tirana dhe një 30-vjeçar nga Tropoja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë njoftuan sot (10 korrik) se referuan materialet në Prokurori, ku “nisi procedimi në gjendje të lirë për L. S., 30 vjeç banues në Valbonë dhe V. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kanë ndërtuar në Valbonë, shtëpi prej druri, pa leje nga organet kompetente”.

Materialet e dosjes për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?