2 muaj pas padisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një tjetër kërkesë për shpallje antikushtetues të vendimit vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje është depozituar në Gjykatën Kushtetuese. Ka qenë Shoqata e Ndërtuesve e cila ka bërë së fundmi kërkesën.
Ky lajm ka sjellë edhe reagimin e Kryeministrit Rama i cili ka shkruar se ligji do të zbatohet ndërkohë që anëtarëve të Kushtetueses u ka bërë thirrje që ‘të mos lajthisin’.
“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që Gjykata Kushtetuese të mos lajthisë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se edhe Partia Demokratike e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje. Kërkesa u depozitua nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa mban firmën e 28 deputetëve, mes tyre të ish-kryedemokratit Lulzim Basha. PD kërkon shfuqizimin e këtij vendimi me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.
Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. Deri më tani vetëm “Ideal Cosntruction shpk” ka vendosur t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe godina të tjera
Pak javë më parë, Kryeministri Rama njoftoi se ka firmosur 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një videomesazh nga zyra e tij, u shpreh se dosjet vijojnë të flenë prej kohësh në prokuroritë e rretheve. Kreu i qeverisë thekson se po ngushtohet rrethi i shkeljeve pasi sipas tij, pas këtij operacioni të nisur nuk do të ketë më 'guximtarë' që do të ndërtojnë pa leje.
Duket nje nervozitet i madh i perbashket mes rradheve te PD dhe ndertuesve,kuptohet pse.Nga ana tjeter nje verejtje kemi per Ramen:Kur i drejtohesh Gjyk.Kusht.duhet te gjesh gjuhe tjeter komunikimi,sepse ajo / uroj te mos lajthise/ tingellon si /kulaci dhe kerbaci/ njekohesisht.Mos u cudit pastaj kur te reagojne ambasadoret.Jam 100 % dakord me komentet e /KURIOZI/ dhe /MINUSHE/.
Përgjigju"LAJTHITJE" èshtè çdo sjellje apo vendim i çdo gjyqtari apo kujtdoqoftè nè administratè nè Shqipèri, qè nuk i shkon pèr shtat krieministrit tonè largpamès dhe ballkanhapès dhe mbyllès. Nè gjykatèn kushtetuese, nè fakt, duhen dèrguar tè gjitha nisnat korruptive tè kèsaj qeverie rrumpallè, duke filluar nga projekti i portit tè Durrèsit e deri tek ndarja e letrave tè pronèsisè pèr zaptues hapèsirash publike, a thua se po ndan tokat qè i la babai.
PërgjigjuSipas kryeministrit vtm gjykatat lajthisin ktyeministri asnjeher me kryeminister toc ne bote se keninper te gjet
Përgjigjuvete i lejuat ti ndertonin, dhe madje i legalizonit gjithe qejf ...te ndertuara edhe ne toke te ish pronarit Bumerang do ju kthehen legalizimet " padrejtesia me e madhe per pronaret e vertete te tokes
PërgjigjuPer sa kohe be shqiperi kemi nje agjenci qe legalizon ndertimin PA-LEJE, rrjedhimisht Po te ndertosh pa leje ke shancin qe ta besh te ligjshem kete ndertim???? Është e PA-LIGJSHME qe nje funksionar publik konkretisht KM I vendit ,ti bej presion gjykates me deklaratat e tij.
PërgjigjuEste krim te prisgesh objected te ndertuara pa leje,aresyeja eshte se ato kane nje vlere te caktuar dhe Mo's te shkohe me zero kosto e ndertimit ,por re sekyestrohen nga shte5i dhe te perdoren per nevojat e tij .Dinamiti eshte simbol I injorances dhe jo civilizumit.Kush NUK zvaton ligjin te pergjigjet
PërgjigjuFfbsbsbd
PërgjigjuTE GjITHA PA LEjE DUHEN PRISH SEPSE NUK jANE NE PERPUTHjE ME LIGjIN
PërgjigjuTë japim fjalën që nuk do lajthisim
Përgjigju