Ndeshja Brazil-Belgjikë

Sport

Ndeshja Brazil-Belgjikë, FIFA shpall lojtarin më të mire të ndeshjes

7 Korrik 2018, 02:48| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 02:49

  • Share

FIFA ka zgjedhur asin e Manchester City-t, Kevin De Bruyne si lojtar të ndeshjes.

Belgët e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar dy fola gjatë pjesës së parë.

Golin në minutën e 13’të e shënoi Fernandinho (autogol) dhe De Bruyne në minutën e 31’të.

Në pjesën e dytë Brazili u rikthye në lojë, me golin e Renato Augusto, por nuk arriti ta barazonte rezultatin në fund.

Me këtë fitore Belgjika siguron gjysmëfinalen, ku do të përballet me Francën, e cila e eliminoi Uruguain.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?