Tirana luan me Dinamo Batumi në fazën e parë kualifikuese në Conference League. Në datën 13 korrik duke nisur nga ora 20:00 në "Air Albania", bardheblutë do kërkojnë fitoren në ndeshjen e parë kundër gjeorgjianëve. Në lidhje me këtë përballje, kryeqytetasit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat.
Çmimet variojnë nga 500-4000 lekë. Tribuna VIP është më e shtrenjta dhe kushton 4 mijë lekë, teksa edhe ajo kryesore kushton 3 mijë lekë. Tribuna E, ose thënë ndryshe "karshia" vlen 1500 lekë bileta, teksa pas porte 500 lekë.
Klubi bardheblu vijon me "çmimet e derbit" edhe në Conference League, duke dashur që të ketë sa më shumë tifozë në "Air Albania".