Roma dhe Eintracht Frankfurt luajnë këtë të enjte në orën 21:00 për raundin e tetë dhe të fundit në grupin e Europa League. Përveç objektivave në fushë, një garë do jetë edhe në tribuna, pasi afro 5 mijë gjermanë kanë udhëtuar për në "Olimpico".
Në prag të ndeshjes policia ka shmangur një përplasje që mund të rezultonte më e madhe në përmasa sesa mendohej, duke shoqëruar katër të rinj, dy prej të cilëve minorenë.
Tifozët u arrestuan pasi tentuan një sulm ndaj një autobusi me tifozë gjermanë, i cili ishte drejtuar për në 'Olimpico' i shoqëruar nga policia. Gjithçka ndodhi pranë 'Piazzale delle Arti'. Ata ishin katër mbështetës të rinj, dy prej të cilëve të mitur, të cilët u bllokuan pas një arratisjeje përgjatë rrugëve të brendshme të 'Via Flaminia'.
Sipas asaj që është mësuar, të katërt, ndoshta pjesë e një grupi më të madh, kanë braktisur mjetet me të cilat do të kryenin sulmin. Policia po heton rastin. Vëmendja maksimale po i kushtohet fazës së futjes së tifozëve në stadium.
30.01.2025, Roma?? - Eintracht Frankfurt??, around 5000 Eintracht Frankfurt fans travel to Roma, click here for more: https://t.co/Wp2lRq62m7 pic.twitter.com/5ufQl8cdU2
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) January 30, 2025