Enea Jorgji

Ndeshja e Europa League, Enea Jorgji vendos drejtësi në Spanjë, në fushë ish-i i Laçit

11 Tetor 2022, 13:14| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 13:16

  • Share

Të enjte në 13 tetor duke nisur nga 21:00 luhet ndeshja e Europa League mes Real Sociedad dhe Sheriff Tiraspol. Në "San Sebastian" drejtësinë do e vendosë arbitri nga Shqipëria, Enea Jorgji. UEFA i ka besuar elbasanasit bilbilin në ndeshjet e katërt në grupet e Europa League, teksa në fushë për miqtë nga Moldavia do jetë edhe Regi Lushkja.

Ndihmësa të Jorgjit do jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt Florian Lata, ndërsa në teknologjinë VAR do jenë portugezi Tiago Martins dhe Paolo Valeri nga Italia. Kujtojmë se një muaj më parë Jorgji ishte kryesor në ndeshjen e grupeve në Europa League mes Qarabag dhe Nates, fituar 3-0 nga skuadra azerbajxhanase.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?