Miqësore, FT/ Shqipëri 2-0 Bullgari (Laçi 41', Muçi 81')

Stadiumi 'Air Albania', Tiranë

Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 kundër Bullgarisë në "Air Albania". Miqësorja e zhvilluar pasditen e së martës u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit. Pas 73 vitesh kuqezinjtë fitojnë kundër Bullgarisë. Ky është suksesi i parë i Sylvinhos në një miqësore me kuqezinjtë, teksa drejtonte një të tillë për të parën herë.

Pas suksesit 3-0 kundër Çekisë po në Tiranë për grupin E të Euro 2024, Shqipëria rezervon një tjetër sukses në "Air Albania". Mes më shumë se 19 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, u duk se në fushë ishte Brazili dhe jo Shqipëria, me trajnerin që i ka dhënë një dozë nga vendlindja ekipit.

Paçka se Sylvinho kishte bërë gjashtë ndërrime nga ndeshja e fundit zyrtare, në fushë lojtarët treguan se janë të gatshëm për një fanellë titullari. Ndeshja nisi me kontrollin e tanëve, që patën disa raste dhe kontrolluan lojën.

Duhej minuta e 41-të që Qazim Laçi të zhbllokonte ndeshjen pas një aksioni model dhe me pasime tiki-taka. Në pjesën e dytë trajneri bëri disa zëvendëime, teksa debutoi Marvin Çuni. Në minutën e 81-të ishte Ernest Muçi që shënoi një supergol nga afro 25 metra, duke e kthyer në ves shënimin e golave të bukur te kuqezinjtë.

Tanimë tanët janë me mendje në nëntor, kur luajmë dy ndeshjet e fundit për Euro 2024 në grupin E, kundër Moldavisë në 17 dhe Ishujve Faroe në 20 nëntor në Tiranë. Kujtojmë se një pikë në transfertën moldave na çon direkt në fazën finale të Europianit.

Me Sylvinhon në krye, Shqipëria ka siguruar 5 fitore, një barazim dhe një humbje. 13 gola kanë shënuar kuqezinjtë, teksa kanë pësuar vetëm tre. Duket se dora e trajnerit është ndjerë në ekipin kombëtar.

Komentet e rëndësishme:

90+4' Mbyllet 2-0 ndeshja me fitoren e kuqezinjve.

90+1' Asllani i bën vend Ramadanit.

90' Katër minuta shtesë.

81' Shqipëri 2-0 Bullgari. Ernest Muçi shënon golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin me Kombëtaren. Sulmuesi i Legias ka goditur nga jashtë zone duke dhuruar një supergol.

70' Tifozët në "Air Albania" kanë krijuar një koreografi të veçantë në minutën e 70-të. Me ndeshjen që po luhej, të gjithë të pranishmit kanë ndezur "blitzat" e telefonit dhe kanë kënduar njëzëri "Mora Fjalë", këngën e Shkurt Fejzës kushtuar heroit Adem Jashari që humbi jetën në 7 mars 1998 për të mbrojtur Kosovën nga forcat serbe.

61' Qazim Laçi del nga fusha, në lojë Klaus Gjasula.

54' Marvin Çuni merr vendin e Jasir Asanit. Sulmuesi 22-vjeçar debuton me ekipin A të Shqipërisë, teksa më herët ka qenë pjesë e U-19. Sulmuesi këtë verë la Bayern Munich B, duke kaluar në Serie A me Frosinonen ku ka luajtur në 7 ndeshje.

46' Nis pjesa e dytë. Trajneri Sylvinho bën dy zëvendësime. Në lojë Muja dhe Veseli, dalin Bajrami dhe Ajeti.

45+3' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

41' Shqipëri 1-0 Bullgari. Qazim Laçi ka kaluar Shqipërinë në avantazh. Pas një aksioni model me pasa dhe me lojën tiki-taka, kuqezinjtë marrin epërsinë pas një aksoni model.

36' Delev lë fushën i dëmtuar te Bullgaria, pas dyluftimit me Ajetin. Vendin e tij e merr Minchev.

21' Despodov tenton nga jashtë zone, pret Strakosha.

9' Arlind Ajeti godet me kokë nga zhvillimet e një këndoreje, pret Mtov. Tanët japin shkëndijën e parë.

1' Nis ndeshja në "Air Albania". 12 mijë tifozë në stadium.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Laçi, Bajrami; Asani, Muçi, Uzuni Trajner: Sylvinho

Bullgaria (3-4-3): Mitov; S. Petrov, Antov, Petkov; Turisov, Petkov, Gruev, Petkov; Despodov, Rusev, Delev Trajner: Mladen Krstajic

Statistikat /4 qershor 1950, kjo ishte dita e fitores së parafundit të kombëtares shqiptare kundër Bullgarisë, 2-1, ardhur edhe atëherë në një ndeshje miqësore. Ishin vetëm dy sukseset e kuqezinjve kundër bullgarëve para takimit të sotëm dhe fitorja e parë i përket vitit të largët 1946, kur Shqipëria fitoi 3-1, me dy gola të Loro Boriçit dhe një të Pal Mirashit në rrugën drejt titullit kampione e Ballkanit.

Pas fitores së 1950-ës, deri më 2007, kur është luajtur ndeshja e fundit, bilanci flet për Bullgarinë. Në 11 ndeshje, dy janë fitore të kuqezinjve, katër barazime, dhe pesë herë kanë fituar bullgarët. Ndeshja e nesërme do të jetë miqësorja e katërt, ndërkoghë që dy takimet e fundit kanë qenë për kualifikueset e Euro 2008, dhe janë mbyllur në barazim, 0-0 në Bullgari, më 28 mars 2007, dhe 1-1 në Shqipëri, më 17 tetor të po atij viti, plot 16 vjet më parë.

Miqësorja e fundit është zhvilluar më 30 prill 2003 në Bullgari, fituar 2-0 nga vendasit. Shifrat në takimet midis dy skuadrave kanë qenë të ekuilibruara, me përjashtim të takimit për kualifikueset e Euro 96, kur bullgarët fituan 3-0, me një gol të shënuar nga Jordan Leçkov e dy nga Emil Kostandinov.

Ora 21:42
Ernest Muçi: Ndihem mirë si sulmues i dytë, për Kombëtaren luaj kudo


Ernest Muçi shënoi golin e dytë me Kombëtaren. Shqipëria fitoi 2-0 me Bullgarinë në miqësoren e "Air Albania", me sulmuesin e Legias që gjeti rrjetën nga 25 metra në minutën e 81. Pas ndeshjes 22-vjeçari tha se luan ku të ketë nevojë ekipi.

"Luajte në disa pozicione, ku ndihesh më mirë?

Me trajnerin kam folur për pozicionin, më mirë ndihem te pozicioni numër 10, sulmues i dytë, por te klubi luaj ndryshe. Sot u provave në krahun e majtë dhe në qendër. Për Kombëtare luaj në çdo pozicion, mjafton të fitojmë.

E ndjen veten se je pjekur më shumë?

Çdo futbollist dëshirën të bëjë sa më mirë. Duhet të bëj sa më mirë në klubin tim dhe pastaj në Kombëtare. Shpresoj të jem në vazhdimësi pjesë e Kombëtares dhe të bëj mirë.


Ke shumë potencial, për t’u bërë i rëndësishëm, mos vallë duhet të jesh më determinant?

Besoj se duhet të marr më shumë përsipër. Sot shënova dhe shpresoj të bëj më mirë në ndeshjet e radhës.

Ke drojë për të dalë para kamerave? Nuk del shpesh.

Nuk kam drojë, që tani e tutje do të dal më shumë", tha Muçi.

Ora 20:49
'O sa mirë me qenë shqiptar', lojtarët e Kombëtares këndojnë së bashku me tifozët pas Bullgarisë (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 kundër Bullgarisë në "Air Albania". Miqësorja e zhvilluar pasditen e së martës u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit. Pas përballjes së fituar, kuqezinjtë në fushë dhe ata në tribuna kanë festuar së bashku. "O sa mirë me qenë shqiptar", dëgjohen të intonuar lojtarët dhe tifozët. Kujtojmë se më shumë se 18 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin "Air Albania".

Ora 20:36
Qazim Laçi gati për Kombëtaren, tregon batutën për miqtë nga Çekia: Këtë herë shkoj unë në Europian, jo gjithmonë ju


Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 kundër Bullgarisë në "Air Albania". Miqësorja e zhvilluar pasditen e së martës u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit. Pas ndeshjes për mediet foli Qazim Laçi, 27-vjeçari që luan për Slavian e Pragës në Çekia. Ai ka treguar edhe batutën që i ka thënë shokëve nga Çekia.

"Jam gjithmonë gati kur më thërret Kombëtarja. Mendoj që kështu duhet të jenë të gjithë lojtarët. Jam i kënaqur që shënova. Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, për ne ishte si një ndeshje zyrtare. Tani na presin ndeshje më të vështira për të vazhduar në Europian. Më pëlqen të jem lojtar ‘box to box’. Por të tjera detyra më kërkon trajneri i Spartës së Pragës, të tjera më kërkon Silvinho. Unë thjesht bëj ato që më kërkojnë. Me shokët e skuadrës pas humbjes me Çekinë kam folur. U kam thënë: ‘Mos u mërzisni. Kështu është në futboll, jo gjithmonë fiton. Sepse këtë herë do të shkoj unë në Europian, nuk do të shkoni gjithmonë ju’", tha mesfushori.

Ora 20:19
'Një ëndërr shumë e bukur, asgjë s'ka mbaruar', Sylvinho i rekordeve: Kemi lojtarë të fortë në fushë dhe stol


Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 kundër Bullgarisë në "Air Albania". Miqësorja e zhvilluar pasditen e së martës u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Braziliani kërkoi që të tijtë të jenë "me këmbë në tokë", ndërsa shprehu vlerësimin për lojtarët që u futën sot në fushë, teksa kanë kaluar shumicën e minutave në stol gjatë ndeshjeve kualifikuese.

"Mendoj që është një skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore, ne japim gjithmonë maksimumin. Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët. Do të thotë shumë që Shqipëria ka bërë 5 fitore. Kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Nuk ka mbaruar asgjë, kemi bërë diçka fantastike, është meritë e tyre. Daku futet dhe shënon, gjithashtu dhe Muçi me Laçin. Kjo është shenjë që ne kemi lojtarë shumë të fortë si në formacion dhe në stol. Të gjithë lojtarët janë nivel i njëjtë, si në stol ashtu dhe në formacion.

Ne kemi shumë lojtarë që bëjnë tranzicione. Unë e kuptoj që ne duhet të bëjmë më shumë zotërim topi, por kemi lojtarë me karakteristika shumë të forta në fazën e tranzicionit. Një ëndërr shumë e bukur. Jam shumë i kënaqur, për njerëzit, për tifozët, na mbështesin. Kjo na ka ndihmuar shumë. Ne jemi shumë të lumtur, edhe për ata tifozë. Sigurisht që akoma s’ka mbaruar asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë", tha Sylvinho pas ndeshjes.

Ora 20:13
VIDEO/ Kombëtarja fiton ndaj Bullgarisë, Rama shfaqet duke filmuar festimet e futbollistëve dhe tifozëve

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ ku ka parë ndeshjen Shqipëri-Bullgari, nga ku kombëtarja fitoi 2 me 0.

Kryeministri shqiptar është parë në stadium duke filmuar festën e tifozëve dhe futbollistëve të kombëtares.

Ai është shfaqur krah presidentit të FSHF-së, Armand Dukës në tribunën VIP të stadiumit.

Ora 19:45
VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol me Shqipërinë, Bullgaria 'bie' në Tiranë

1697564623_muci.jpeg

81' Shqipëri 2-0 Bullgari. Ernest Muçi shënon golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin me Kombëtaren. Sulmuesi i Legias ka goditur nga jashtë zone duke dhuruar një supergol.

 

Ora 19:38
Emocionuese/ Adem Jashari 'prezent' në Tiranë, i gjithë stadiumi këndon 'Mora Fjalë' gjatë ndeshjes (VIDEO)

 

Tifozët në "Air Albania" kanë krijuar një koreografi të veçantë në minutën e 70-të. Me ndeshjen që po luhej, të gjithë të pranishmit kanë ndezur "blitzat" e telefonit dhe kanë kënduar njëzëri "Mora Fjalë", këngën e Shkurt Fejzës kushtuar heroit Adem Jashari që humbi jetën në 7 mars 1998 për të mbrojtur Kosovën nga forcat serbe.

Ora 19:19
Pjesë e Serie A, Marvin Çuni debuton me Kombëtaren (VIDEO)

54' Marvin Çuni merr vendin e Jasir Asanit. Sulmuesi 22-vjeçar debuton me ekipin A të Shqipërisë, teksa më herët ka qenë pjesë e U-19. Sulmuesi këtë verë la Bayern Munich B, duke kaluar në Serie A me Frosinonen ku ka luajtur në 7 ndeshje.

Ora 19:13
FOTO/ Kombëtarja në fushë, mesazhi pikant i Tifozave Kuq e Zi: Kur je mirë të dojn tan, kundër futbollit modern


Kombëtarja shqiptare po fiton 1-0 kundër Bullgarisë në miqësoren që po luhet në Tiranë. Tifozat Kuq e Zi, të kudondodhur pas ekipit kanë shpalosur një banderolë pikante. "Kur je mirë të dojn tan...!" dhe "Kundër futbollit modern", këto janë mesazhet e besnikëve të Kombëtares.

Ora 18:46
VIDEO/ Tiki-taka në 'Air Albania', Qazim Laçi kalon Kombëtaren në avantazh! E pëson Bullgaria

41' Shqipëri 1-0 Bullgari. Qazim Laçi ka kaluar Shqipërinë në avantazh. Pas një aksioni model me pasa dhe me lojën tiki-taka, kuqezinjtë marrin epërsinë pas një aksoni model.

Ora 18:24
VIDEO/ Miqësorja Shqipëri-Bullgari, Rama ndjek ndeshjen nga tribuna në 'Air Albania'

Shqipëria po përballet me Bullgarinë, në “Air Albania”. Miqësoren që po luhet në 'Air Albania' po e ndjek nga stadumi edhe kryeministri Edi Rama. Ai është shfaqur krah presidentit të FSHF-së, Armand Dukës në tribunën VIP të stadiumit.

Shqipëria luan ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit brazilian, Sylvinho. 

Ora 18:10
VIDEO/ Tetori rozë, fëmijët mesazh sensibilizues para ndeshjes Shqipëri-Bullgari

 

Në kuadër Tetorit Rozë, muajit të sensibilizimit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, të rinjtë që merren me futboll kanë dhënë një mesazh sensibilizues pak para ndeshjes miqësore Shqipëri Bullgari, e cila po luhet në ‘Air Albania’. Të veshur me bluzë rozë, ata dhuruan një performancë për të sensibilizimin për kancerin e gjirit.

Ora 17:22
Sylvinho surprizon një orë para ndeshjes, merr në stol portierin e Superligës


Alen Sherri është ulur në stol në ndeshjen që Shqipëria luan kundër Bullgarisë sot në 18:00 në "Air Albania". Portieri i Egnatias rikthehet kështu në Kombëtare, duke qenë gati për miqësoren. Veç tij në stol është edhe Berisha. Kujtojmë se për Sherrin nuk ka pasur asnjë informacion që do bashkohej me ekipin në këtë grumbullim.

Ora 16:59
Sylvinho rotacion në ekip, Kombëtarja me kapiten të ri kundër Bullgarisë


Miqësorja Shqipëri - Bullgari luhet sot në 18:00 në "Air Albania". Sfida është e para miqësore për Sylvinhon në krye të kuqezinjve, me brazilianin që ka drejtuar vetëm në ndeshjet zyrtare. Tanimë janë mësuar edhe formacionet për këtë duel, ndërsa kuqezinjtë do kenë një kapiten të ri sot në fushë dhe ai është Thomas Strakosha. Duket se gardiani i Brentford do shijojë një emocion të veçantë, duke ndjekur gjurmët e të atit, Fotaqit, që ka qenë edhe ai në portën kuqezi me shiritin në krah.

Ora 16:43
FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho bën 6 ndryshime ndaj Bullgarisë, Muçi dhe Uzuni nga minuta e parë


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 18:00 në "Air Albania" kundër Bullgarisë, për testin miqësor pas fitores 3-0 kundër Çekisë (grupi E për Euro 2024). Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë rotacion në ekip, teksa mësohet edhe 11-shja titullare:

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Laçi, Bajrami; Asani, Muçi, Uzuni Trajner: Sylvinho

Bullgaria (3-4-3): Mitov; S. Petrov, Antov, Petkov; Turisov, Petkov, Gruev, Petkov; Despodov, Rusev, Delev Trajner: Mladen Krstajic

Ora 16:02
VIDEO/ Kombëtarja sot vishet me uniformën e bardhë, pamje nga dhomat e zhveshjes


Shqipëri - Bullgari luhet sot në 18:00 në "Air Albania". Kombëtarja jonë duket gati për miqësoren, teksa në këtë duel do luajmë me uniformën e dytë, atë të bardhë. Në dhomat e zhveshjes duket gjithçka gati, me lojtarët dhe stafin që pas pak do mbërrijnë në stadium.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Historia: 17/10/2023 19:56

    Kjo Skuader e kombetares shqipetare Do te mbetet ne histori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?