Shqipëria i ka mbyllur me fitore kualifikueset e Botërorit pasi në ndeshjen e fundit ka mposhtur 1-0 Andorën në 'Air Albania'.
Golin vendimtar të sfidës e realizoi Çekiçi në pjesën e dytë me penallti.
Kjo fitore vjen pas disfatës 5-0 ndaj Anglisë dhe vlen më shumë në aspektin psikologjik.
Pas 10 ndeshjesh, eliminatore, Shqipëria i mbyll në vendin e 3 me 18 pikë. Ky sukses e çon ekipin kuqezi në vendin e tretë në Grupin I duke bërë kështu që dëshira për Botërorin të mbetet thjesht një ëndërr.
Anglia e mbyll grupin në kryesim me 26 pikë, ndjekur nga Polonia me 20, Shqipëria 18, Hungaria 17, Andorra 6 dhe San Marino 0.
Shqipëria do luaj sonte ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit në Grupin I që rastis të jetë kundër Botërorit. Në krahasim me sfidën e tre ditëve më parë kur humbëm 5-0 me Anglinë, trajneri Reja ka bërë 8 ndryshime në formacion, i diktuar nga dëmtimet dhe kartonat.
Sot në orën 20:45 e nisin titullarë Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi dhe Seferi.
Që prej sfidës me Anglinë kuqezinjtë i mbyllën edhe matematikisht shpresat për t’u kualifikuar në Botëror, por kundër Andorrës vlen si për aspektin psikologjik ashtu edhe për pikët, pasi kuqezinjtë duhet të ruajnë vendin e tretë që kërcënohet nga Hungaria.
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi.
Trajner: Edi Reja
Andorra: Gomes, San Nikolas, Garsia, Alavedra, Cervos, Vieira, Martinez, Puzhol, Alaez, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez