Lionel Messi

Ndeshja e lamtumirës në 'Bombonera', të gjithë përulen para Lionel Messit (VIDEO)

26 Qershor 2023, 16:31| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 16:32

  • Share

ARGJENTINË - Të dielën në mbrëmje në "Bombonera" të Buenos Aires, legjenda e futbollit argjentinas, Juan Roman Riquelme zhvilloi ndeshjen e lamtumirës me fanellën e Boca Juniors, kundër 11 lojtarëve ose ish-ëve të kombëtares.

Në këtë duel prezent ishte edhe Lionel Messi, ylli i Inter Miami që nuk i tha "jo" idhullit të tij në ndeshjen që mbushi plot stadiumin. "Pleshti" sërish u tregua protagonist, duke shënuar gol pasi shmangu portierin.

Dashuria e tifozëve në Argjentinë është e madhe për Messin, me këtë të fundit që pa mijëra tifozë në shkallët e stadiumit t'i përkuleshin sulmuesit në momentin e zëvendësimit.

Duke folur pas ndeshjes, Riquelme mori një minutë për të falënderuar Messin për pranimin e ftesës dhe i kërkoi falje familjes së tij pasi iu desh të prisnin edhe disa ditë përpara se të fillonin pushimet.

"Messi dhe Maradona janë dy lojtarët më të mëdhenj që kam parë gjatë gjithë jetës sime. Është e mrekullueshme që e kam këtu. I kërkoj falje familjes suaj Leo që kishe pushime dhe qëndrove disa ditë të tjera, jam shumë mirënjohës që gjithmonë më thua po dhe për të gjitha jam me fat që të kam këtu, është e paharrueshme, shpresoj të kalosh bukur. Të dua shumë", tha ish-legjenda argjentinase.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?