E pamundura nuk ekzsiton për Dinamon. Skuadra e Ilir Dajës ka bërë mrekullinë në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Conference League kundër Hajduk Split, duke fituar 1-0 në kohën e rregullt dhe 3-1 në shtesë.
Festa për këtë arritje historike, që ndodh 15 vite pas rikthimit të Dinamos në Evropë ishte e madhe.
Trajneri Daja pas kualifikimit u shpreh ‘se Dinamo prezantoi më së miri futbollin shqiptar’. Në ‘play-off’ Dinamo do të përballet sërish me një kundërshtar që në letër është shumë më i fortë. Bëhet fjalë për Jagiellonia-n e Polonisë që sezonin e kaluar arriti deri në çerekfinale të Conference League.
Komente
