Këtë të martë (6 maj) në orën 21:00 në ‘San Siro’ Interi dhe Barcelona përballen në aktin e dytë gjysmëfinal të Champions League. Gjashtë ditë më parë sfida mes tyre u mbyll 3-3 dhe përballja e sotme premton spektakël. Ndërkohë që Inzaghi merr një lajm të mirë te zikaltërit, me Lautaro Martinez që është bashkuar me grupin edhe pse gjendja e tij nuk është më e mira e mundshme pas dëmtimit në sfidën e kaluar. Ndërkohë që edhe te Barcelona Robert Lewandowski ka lënë pas dëmtimin dhe do e fillojë ndeshjen nga stoli.
PRAGNDESHJA
Të dy trajnerët me siguri do ta kishin ndërruar spektaklin me një rezultat më të favorshëm, duket se ky rezultat i ka shërbyer më shumë Interit, që tani ka avantazhin e fushës në ndeshjen e kthimit në “San Siro”, aty ku zikaltrit janë të pamposhtur prej 16 ndeshjesh radhazi në Champions (13 fitore, 3 barazime).
Edhe përballjet në shtëpi ndaj skuadrave spanjolle i kanë shkuar mirë Interit ndër vite (12 fitore, 10 barazime, 4 humbje), ndërsa bilanci ndaj Barcelonës në “San Siro” është mjaft i respektueshëm: 2 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje. Sidoqoftë, forma e fundit e skuadrës nuk është më e mira (1 fitore, 2 barazime, 3 humbje), por fitorja minimale 1-0 ndaj Veronës në fundjavë i ka dhënë frymëmarrje dhe shpresë për titullin në Serie A.
Barcelona është në ndjekje të një sezoni historik, me një sukses të katërfishtë të mundshëm, pasi tashmë ka fituar Superkupën dhe Kupën e Mbretit. Në La Liga, ndjekja e titullit vazhdon dhe fundjava i gjeti duke përmbysur një ndeshje të vështirë kundër Real Valladolid (2-1), ndonëse kundërshtari kishte rënë nga kategoria.
Forma e tyre jashtë fushe në këtë edicion është inkurajuese: 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit në Champions (1 humbje), si dhe 3 fitore në 6 vizitat e fundit në Itali (2 barazime, 1 humbje). Duke parë që 15 nga 16 ndeshjet e fundit të Barcelonës në Champions kanë përfunduar me mbi 2.5 gola, spektakli në këtë përballje është pothuajse i garantuar.
Ndeshja do gjykohet nga polaku polak Szymon Marciniak. Sot një nga dy skuadrat do kërkojë të "rrëmbejë" një nga biletat e finales që luhet më 31 maj në Munich.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Sommer (GK); Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Calhanoglu, Mkhitaryan, Barella, Dimarco; Martinez Lautaro, Thuram
Barcelona (4-2-3-1): Szczesny (GK); Garcia, Araujo, Cubarsi, Martinez; Pedri, De Jong; Lamine Yamal, Olmo, Raphinha; Ferran
Hansi Flick, trajneri i Barcelonës foli në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale kundër Interit. Sot në 21:00 në Milano luhet akti i dytë që vendos një biletë për në finalen e Munichut, me përballjen e parë që ishte spektakolare dhe u mbyll 3-3. Te Barça rikthehet nga dëmtimi Lewandowski, që do e fillojë ndeshjen nga stoli.
“Kur filloi sezoni, askush nuk e kishte idenë se çfarë mund të bënim. Deri tani kemi fituar dy trofe dhe po vijnë javët më të rëndësishme. Në këtë nivel është normale që të jetë kështu. Ekipi duhet të arrijë sukseset duke punuar në grup. Dua që të bëjnë klubin dhe tifozët krenarë.
Kemi analizuar gjithçka nga ndeshja e parë. Në goditjet standarde duhet të mbarohemi më mirë. Lewandowski do e nisë ndeshjen nga stoli. Nëse do kemi nevojë për ndihmën e tij, do e aktivizojmë.
Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm në ekip dhe Yamal është njëri prej tyre. Ajo që ai bën me topin është e pabesueshme, duke dhënë çdo pasim të saktë. Çdo lojtar përmirësohet pas ndeshjeve që luan. Jemi në gjysmëfinale dhe duhet ta shijojmë këtë. Lojtarët e mi nuk dorëzohen kurrë. Interi ka një skuadër të shkëlqyer dhe disa lojtarë të fortë”, u shpreh Flick.
Në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, e cila luhet sot në orën 21:00 në Milano, trajneri i Interit Simone Inzaghi ka thënë se të tijtë duhet të bllokojnë Yamalin dhe të bëjnë ndeshjen perfekte. Kapiteni Lautaro rikthehet me grupin, por gjendja e tij do vlerësohet nga stafi deri para sfidës, paçka se projektohet nga minuta e parë.
“Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, kundër një skuadre shumë të fortë që tani e njohim edhe nga afër. Na duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kthjellët në fushë.
Për Lautaron dhe Pavard do të vendosim me stafin mjekësor dhe vetë lojtarët. Ata do na tregojnë sesi ndihen. Pavard ndihet mirë, ndërsa për Lautaron na duhet të shohim ende. Në ndeshjen e parë bëmë paraqitje të shkëlqyer, por sigurisht mund të kishim bërë më mirë. Gjithsesi ekipi bëri mirë dhe në takimin e kthimit duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Praktikisht është një finale e parakohshme, sepse barazimi lë gjithçka të hapur.
Grupi është i etur dhe po stërvitet mirë. Në fushë ndaj Barcelonës duhet një Inter i shkëlqyer. Jemi vetëm dy ndeshje larg trofeut të madh. Ndeshje të tilla janë emocionuese. Trofetë shpërblejnë punën e bërë.
Duhet të përpiqemi të mos e lejojmë Yamal që të marrë topin. Është lojtar i veçantë dhe sigurisht që do ketë dyfish në mbulim. Është një talent i jashtëzakonshëm kur ka topin dhe skuadra e kërkon kur është në vështirësi”, u shpreh Inzaghi.
Përballja e parë mes tyre u mbyll 3-3 mes spektaklit.
Simone Inzaghi dhe Hansi Flick kanë një detyrë të vështirë sot, pasi Interi dhe Barcelona përballen në orën 21:00 në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League.
Ndeshja e parë mes tyre përfundoi 3-3 dhe sot kërkohet një biletë për në finale. Te Interi duket se Lautaro ka lënë pas dëmtimin dhe do jetë nga minuta e parë, por gjendja e tij duhet para deri para duelit. Ndërkohë që Lewandowski do jetë në stol për Barçën.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Sommer (GK); Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Calhanoglu, Mkhitaryan, Barella, Dimarco; Martinez Lautaro, Thuram
Barcelona (4-2-3-1): Szczesny (GK); Garcia, Araujo, Cubarsi, Martinez; Pedri, De Jong; Lamine Yamal, Olmo, Raphinha; Ferran
Komente

AMALA PAZZA I N T E R AMALA
Përgjigju