Elhan Kastrati dhe Jude Bellingham

Sport

Ndeshja e parë zyrtare me Kombëtaren në 'Wembley', Kastrati: E kuptova vetëm kur u futa në fushë

28 Mars, 10:54| Përditesimi: 28 Mars, 11:00

  • Share

Elhan Kastrati luajti një ndeshje zyrtare me Kombëtaren vetëm një javë më parë, në humbjen e Shqipërisë 2-0 në Londër kundër Anglisë. Dëmtimi i Thomas Strakoshës bëri që tetë minutat e fundit Sylvinho t'i besonte 'çelësat' e portës gardianit 28-vjeçar.

Pjesë e Cittadellas në Itali, përtej Adriatikut kanë shfaqur interes për debutimin e tij zyrtar në "Wembley" dhe Kastrati ka treguar emocionet.

“Shokët e mi në stol, duke parë Strakoshën në tokë, më kishin thënë: hajde, është radha jote. Mendova se ai do të ngrihej, por kur thirri stafin mjekësor, trajneri më tha të bëhesha gati. Stadiumi ishte i bukur, po ashtu edhe urimet nga lojtarët, miqtë dhe familjarët”, është shprehur Elhan Kastrati.

Veç këtij dueli, Kastrati ka luajtur 45 minuta me Kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Estonisë.

"Tani luajmë gjithçka, do të isha i përqendruar te kjo pikë edhe nëse nuk do të kisha debutuar në “Wembley”, por kjo eksperiencë me jep diçka më shumë. Në fund të dhjetorit ishim të fundit në klasifikim. Kemi një tendencë të qahemi. Dhe kjo nuk sjell asgjë të mirë. Unë, kur ishim në fund, do të kisha firmosur që të gjendeshim ku jemi tani në klasifikim. E kam të vështirë të bëj llogari, por besoj se do na nevojiten rreth 10 pikë", tha Kastrati për 'Il Mattino di Padova'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?