PRSHTINË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë rrahur 5 me 0 nga homologët e tyre të Kuvendit të Kosovës. Një ndeshje nën moton ‘Kuvendi i Shqipërisë -Kuvendi i Kosovës Jemi Një’, deputetë dolën në fushën e blertë teksa Gjermani luhej sfida Angli -Sllovaki. Pas himneve përkatës deputetët vërshuan në lojë
Opozita dhe mazhoranca këtë herë ishin një skuadër përballë deputëtëve të Kosovës, por në pjesën e parë me portier Dash Sulën, Shqipëria pësoi 2 gola, ndërsa në pjesën e dytë ai doli në stol por me portier Plarent Ndrecën përsuan 3 gola.
Në fushë u panë deputëtët me kapiten Bledi Çuçi, Lefter Geshtenja, Asllan Dogjani, Eduard Shalësi, Florenc Spaho, Saimir Korreshi, Geldis Çeliku, Eduard Ndreca, Isuf Çela, Denis Deliu, Xhemal Qefalia etj.
Ndërsa në tribunë sfida u ndoq nga disa gazetarë, nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati etj.
Kupa iu dorëzua skuadrës së Kosovë nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, megjithëse mbetet mister trajneri i deputetëëve Kuqezi.
Mos harroni Xhelal Mziun eshte lojtari me i mire i kombetares korruptive.
Përgjigju