Trajneri i Flamurtarit Eqerem Memushi

Ndeshja e sezonit, Flamurtari-Apolonia përballen në ‘play-off’! Trajneri i vlonjatëve: Kam frikë arbitrin, historia flet për ne

14 Maj, 13:25| Përditesimi: 14 Maj, 13:33

  • Share

Flamurtari që eliminoi Korabin, të mërkurën në orën 16:00, do luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani, teksa do përballet me Apoloninë në finalen e ‘play-of’.

“Takimi që do justifikojë të gjithë investimin e klubit dhe të presidentit,”-u shpreh Eqerem Memushi, trajner i Flamurtarit.

Sfida mes vlonjatëve dhe fierakëve, të cilët më herët eliminuan Vorën, do luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

“Do luajnë dy skuadra që thuajse janë derbi me Apoloninë. Do flasë edhe historia sepse ne kemi qenë pothuajse gjithmonë dominant me Apoloninë. Qoftë në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore që quhej atëhere. Flamurtari i ka shumë pozitive bilancet kundër Apolonisë,”-tha Eqerem Memushi, trajner i Flamurtarit.

Këtë sezon Flamurtari pretendon se është dëmtuar jashtëzakonisht shumë nga arbitrat dhe kundër Apolonisë trajneri Memushi i trembet përsëritjes së situatës.

“Gjithmonë … gjithmonë. Mbase në një ndeshje të tillë mos arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë. Ta fitojë ai që i takon këtë ndeshje,”-deklaroi Eqerem Memushi, trajner i Flamurtarit.

Fituesi i këtij çifti do përballet me Laçin, që e mbylli në vendin e 8 Superligën për të përcaktuar përfundimisht skuadrën që do marrë pjesë në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?