Denver Nuggets ka fituar në transfertë kundër Miami Heat me rezultat 94-109 në ndeshjen e tretë finale të “Play-Off”-it në NBA. Përballja e tretë e zhvilluar në “Kaseya Center” i ka takuar Denver Nuggets, të cilët kanë rikthyer epërsinë në finale me rezultat 2-1.
Çereku i parë i ndeshjes ishte krejtësisht i barabartë, duke përfunduar me rezultat 24-24, ndërsa në çerekun e dytë Nuggets ishin për një nuancë më të mirë. Miqtë arritën ta fitojnë 10 minutëshin e dytë me rezultat 29-24 duke shkuar në pushim me epërsi prej pesë pikësh apo rezultat 53-48. Edhe në setin e tretë dhe të katërt miqtë ishin më të saktë, duke mbyllur gjithçka 94-109.
Më i miri te Heat ishte Jamal Murray me 34 pikë, 10 kërcime në tabelë dhe 10 asiste. Pas tij Nikola Jokic me 32 pikë 21 kërcime në tabelë dhe 10 asiste dërgoi të tijtë te fitorja.
Te Heat, më i miri ishte Jimmy Butler me 28 pikë, teksa 22 pikë shtoi edhe Bam Adebayo. Pas dy ditësh do zhvillohet finalja e katërt mes tyre, teksa në total janë shtatë finale dhe fituesi do shpallet sipas ndeshjeve të fituara.