Roberto Bordin, trajneri i KF Tiranës

Sport

Ndeshja kundër kampionëve në fuqi, Bordin i Tiranës: Në Rrogozhinë shkojmë për tri pikë

19 Shtator, 11:25| Përditesimi: 19 Shtator, 11:31

  • Share

TIRANË - Egnatia dhe Tirana përballen të shtunën në orën 19:00 në stadiumin e Rrogozhinës për raundin e katërt në Superligë. Në prag të këtij dueli për mediet foli edhe Roberto Bordin, trajneri i ri i Tiranës që debutoi në barazimin 1-1 me Flamurtarin një javë më parë.

Sipas italianit, ekipi i tij ka nevojë për kohë që të përmirësojë aspektin fizik, ndërsa në 'Arena Egnatia' do shkojnë për tri pikë. Bardheblutë kanë grumbulluar vetëm dy pikë pas tre javëve të para, duke kërkuar të shijojnë suksesin e parë sezonal.

Pjesa e parë me Flamurtarin?

Duhet të bëjmë dy pjesët mirë sepse nuk mjafton një. Kemi vuajtur shumë në të dytën, por rastet më të mira pas golit të parë i kishim për 2-0. Nuk ia dolëm, mëkat se mund ta mbyllnim ndeshjen. Kemi vuajtur te e dyta, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe pak nga pak me stërvitje do gjejmë formën më të mirë.

Ndeshja kundër Egnatias kampione në fuqi...

Egnatia është një skuadër shumë e fortë, ka një trajner që ka vite që është aty. Ka bërë disa ndryshime, sidomos në mesfushë, por ka marrë lojtarë po aq të fortë. Ndaj është një skuadër që luan për të fituar përsëri titullin. Hap pas hapi duhet të përmirësohemi, forma po rritet, mirëkuptimi mes lojtarëve po rritet. Ndaj të shohim qe të mos pësojmë shumë, por të mundohemi të bëjmë diçka më të rëndësishme se në ndeshjen e kaluar. Unë përgatit ekipin tim dhe lojtarët, si dhe mundohem të bëj një ndeshje të mirë që të mund ta fitoj.

Forma e ekipit dhe përmirësimi...

Gjërat përmirësohen gjithmonë, jo gjithmonë realizohen gjërat që ke përgatitur. Siç e thashë me Flamurtarin ndamë nga një pjesë secila skuadër, një pjesë e parë shumë e mirë, në të dytën sidomos në 20 minutat e fundit vuajtëm një gjendje fizike jo optimale. Ndaj duhet t’i japim vetes, lojtarët duhet të kuptojnë që duhet të rritin ritmin dhe e kemi bërë këtë javë. Kemi kohën për të punuar, duhet të punojmë edhe më shumë.

Në pjesën e parë e përballuam mirë, pësuam rënie në të dytën kur nuk ia dolëm të riniseshim me ndonjë lojtar si Tabeku, Fernandez e Haxhiu të cilët janë të shpejtë. Por skuadra nuk arrinte të ndiqte aksionet. Sigurisht përtej mirëkuptimit taktik është edhe ana fizike sepse kemi vuajtur shumë në fundin e ndeshjes. Por ishte një ndeshje e menaxhuar mirë në pjesën e parë dhe duhet të përmirësojmë kohëzgjatjen e formës fizike", tha Bordin mes të tjerash.

Kujtojmë se Tirana shkarkoi trajnerin Vangjel Mile pas vetëm dy raundesh dhe vendin e tij e zuri Roberto Bordin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?