Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë

Ndeshja me Bylis, Mirel Josa: Vllaznia mos të shumëzojë gjithçka me zero, kemi mungesa

24 Janar 2023, 15:59| Përditesimi: 24 Janar 2023, 16:00

  • Share

Bylis dhe Vllaznia luajnë nesër në Ballsh në orën 13:00 për javën e 18-të të Superligës. Në lidhje me këtë duel, para mediave ka dalë edhe trajneri i shkodranëve, Mirel Josa. Sipas teknikut Bylis është një ekip i fortë që paçka ndërrimit të trajnerit ka treguar se është skuadër për t'u mundur, sidomos në fushën e vet.

"Nuk besoj se është ndeshje ndryshe. Ndeshjet ndryshe do t’i diskutojmë kur të kemi impenjim ndryshe të skuadrave. Mendoj se është një ndeshje e njëjtë, duke pasur parasysh impenjimin tonë dhe atë të Bylisit si skuadër. Është një ndeshje e vështirë. Bylisi është një skuadër që ka luajtur mirë futboll. Është një skuadër që shpreh që në fillim të kampionatit mirë. Pati disa rezultatet të dobëta dhe problemet e veta, por nuk do të thotë asgjë. Çdo ndeshje duhet vlerësuar në bazë të objektivave që kemi. Lojtarët e Bylisit nuk është se nuk lëvizën me trajnerin e kaluar. Ka ardhur një trajner tjetër, i cili ka mendimin e tij për futbollin. E vlerësoj Bylisin njësoj si të ishte me Bellain, të cilit i uroj suksese në vazhdimësi. Një sukses nuk zgjat më tepër se 10 minuta. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja e ardhshme që kemi me Bylisin. Normal që momenti që po kalojmë është i mirë. këtë na e ka treguar qoftë mënyra e lojës, qoftë rezultati", tha Josa fillimisht.

Trajneri u ndal edhe te forma e skuadrës së tij dhe përmirësimi i gabimeve që hasen gjatë kampionatit.

"Një skuadër sado suksese të ketë, po të vij një e keqe shumëzohen me zero. Unë i rezervuar kam qenë edhe kur skuadrën e dytë e kam pasur 12 pikë mbrapa. Kështu do të vazhdoj të jem. Më intereson që skuadra të përmirësojë gabimet, sepse nuk ka ndeshje pa gabime. Fundja kampion do dali vetëm një skuadër. Problemi është që ne të kapim objektivat që kemi. Kështu që duhet patjetër vazhdimësi dhe më intereson stabiliteti i skuadrës", vijoi trajneri i Vllaznisë.

Tekniku i kuqebluve ceku edhe temën e mungesave, me Latifin dhe Bulatovic që kanë nisur stërvitjen.

"Lojtarët të cilët janë thirrur për të plotësuar këto mungesa që kemi pasur, qoftë Latifi që ka nisur stërvitjen, qoftë Bulatovic që ka nisur stërvitjen, unë mund të them që janë lojtarë të vlefshëm për skuadrën", tha mes të tjerash Mirel Josa.

Pas 17 javëve kampionat, Vllaznia me 28 pikë është në vendin e tretë, teksa Bylis me 17 pikë në vendin e nëntë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?