Arlind Ajeti

Sport

Ndeshja me Letoninë/ FSHF: Ajeti nuk do të luajë sonte për shkak të një dëmtimi

10 Qershor, 12:02| Përditesimi: 10 Qershor, 12:39

  • Share

Kombëtarja shqiptare do të luajë me Letoninë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, sonte në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

Teksa na ndajnë vetëm disa orë nga ndeshja Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë  me dije se Arlind Ajeti nuk do të luaajë për shkak të një dëmtimi, në kofshën e majtë.

Në njoftimin zyrtar për media theksohet gjithashtu se pavarësisht trajtimeve mjekësore, Ajeti nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.

Njoftimi i plotë

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.

Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?