Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 27 mars me Poloninë në transfertë, ndeshje e vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Europianit 2024. Nga "Shtëpia e Futbollit" në Tiranë, përpara medieve kanë dalë dy futbollistët e Kombëtares, Myrto Uzuni dhe debutuesi Anis Mehmeti që luan me Bristol City në Angli.
Beratasi i Granadas, Uzuni tha se ishte koha për frymë të re në Kombëtare dhe se ndihet gati për të qenë qendërsulmues.
"Kam shënuar 20 gola dhe nuk kam mbaruar me kaq. Sa i përket Kombëtares jam shumë i lumtur. Të përfaqësosh Kombëtaren është gjëja më e madhe për një futbollist. Ndihem mirë si qendërsulmues. Ndryshime në futboll duhen. Është një frymë e re. Shpresoj të arrijmë rezultatet pozitive. Sa i përket lojtarëve të rinj i uroj mirëseardhjen. Siç e thashë kur vjen në Kombëtare ke më shumë përgjegjësi. Tani kam më shumë eksperiencë dhe jam më i gatshëm. Koha do e tregoj", tha fillimisht Uzuni.
Më pas beratasi u ndal edhe te forma e mirë e këtij sezoni me Granadan dhe ofertat në drejtim të tij.
"Kur shënon kaq shumë gola si në Ligën e dytë spanjolle. Kam oferta nga Premier Liga, La Liga, Seria A. Por tani jam i përqendruar me Kombëtaren dhe dua të jap më të mirën. Dua të kërkoj më shumë nga vetja. Mundësitë janë kualiteti është aty. Por dhe ekipi si mesfusha dhe mbrojtja që duhet të sjellin topin te sulmi dhe ne ta shënojmë", tha Uzuni.
Anis Mehmeti
Përpara medieve doli edhe sulmuesi anësor i Bristol City në Angli, Anis Mehmeti. 22-vjeçari ka marrë për herë të parë ftesën e Kombëtares A, duke treguar emocionet si kuqezi dhe gatishmërinë për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.
"Lëvizja e janarit ishte e duhur dhe jam shumë i lumtur që jam në Kombëtare. Jam gati për të luajtur, unë luaj për gjithçka, si sulmues i majtë dhe si 10-sh. Është një ndeshje shumë e fortë, spese lojtarët luajnë në kampionatet e forta. Shkojmë për pikë në Varshavë. Unë dua të rri këtu dhe si çdo lojtar do të jap maksimumin për këtë fanelë. Tani erdhi dhe jam shumë i lumtur. Është një ëndërr për mua dhe familjen time dhe të luaj për kombëtaren. Kjo fanelë është diçka e veçantë. Sylvinho më ka thënë se çfarë ke bërë në Angli bëj edhe këtu. Unë jam gati për gjithçka dhe jam gati të luaj që nga fillimi", tha Mehmeti.
Mund te dali barazim .Ku fillon play oute ballshi dhe kruja do deshe 7.8.9.10 11.12.13.14 do deshen 7.8.9.10 te kategorise dyte kategoria pare dokete 26 ekepi kurse suoerliga dojete 6 ekipe kurse kategoria e dyte do kete 100 ekipe kurse kategoria trete 38 ekipe shorti liga provesjonaledhe amotore
Përgjigju