Momente nga ndeshja Shqipëri-Serbi

Sport

‘Duhet të kishim fituar dreqi ta hajë’, Braçe ‘kritik’ për ndeshjen me Serbinë: Të ishim profesionistët që duhet të jemi, tani duhet t’i mundim në Beograd

8 Qershor, 07:20| Përditesimi: 8 Qershor, 08:29

  • Share

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për ndeshjen e mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku rezultati ishte 0-0.

Në një reagim në rrjete sociale, deputeti shprehet ‘kritik’, teksa thotë se futbollistët kishin disa raste për të shënuar ndërsa serbët sipas tij ishin më dobët.

Ai thotë se mundësitë i patën, por duhej thjesht qetësi dhe “të ishim profesionitët që duhet të jemi një herë të vetme”. Braçe shton se tani duhet t’i mundim në Beograd.

“DUHET TA KISHIM FITUAR DREQI TA HAJE;
DUHET TA KISHIM FITUAR!

ISHIN NE PIKE TE HALLIT;
SERBI ME TE DOBET SE KJO NUK DO GJEJME ME!

Patem 5 raste te pastra, PENALLTINE perfshire;
NA DUHEJ THJESHT QETESI, QETESI PARA PORTES!
TE ISHIM PROFESIONISTET QE DUHET TE JEMI, NJE HERE TE VETME!

Tani duhet ti mundim ne BEOGRAD!”, shkruan Braçe.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?