BEOGRAD - Trajneri i kombëtares serbe të futbollit, Dragan Stojkovic ka publikuar listën finale të futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e para në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Mbrëmjen e 7 qershorit të gjithë do i kenë sytë në Tiranë, pasi në 20:45 në "Arenën Kombëtare" merr jetë Shqipëri - Serbi, duel që për shumë faktorë i kalon aspektet sportive.
Në 25 emrat që janë ftuar nga Stojkovic, bien në sy edhe Pavlovic, Samardzic, Mitrovic, Jovic dhe Vlahovic. Një surprizë e madhe është rikthimi i futbollistit Katai në ekipin kombëtar serb.
Kombëtarja serbe është vendosur në Grupin K të kualifikuesve, ku do të përballet me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.
Lista e Serbisë
Komente
