Futbollistë e kombëtares shqiptare

Ndeshja miqësore e Kombëtares në Abu-Dabi kundër Arabisë Saudite, FSHF përfiton shumën e majme

14 Tetor 2022, 11:21| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 11:23

  • Share

Më 26 tetor kombëtarja shqiptare do luajë një miqësore në Abu-Dabi kundër Arabisë Saudite. Një datë që nuk është në kalendarin e FIFA-s, por që dy federatat kanë vendosur të angazhohen dhe për pasojë pritet të ketë shumë emra të rinj.

Për arsye se klubet do jenë në aktivitet shumë prej tyre nuk do i lejojnë futbollistët të largohen, pasi nuk e kanë detyrim.

Gjithsesi pavarësisht këtyre detajeve FSHF pritet të marrë një pagesë të majme për këtë ndeshje. Është mësuar se 500 mijë dollarë do shkojnë për federatën për shkak të angazhimit në këtë datë. Për rrjedhojë javën e ardhshme pritet të nisë edhe grumbullimi i ekipit kombëtar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?